Sonte në ‘San Siro’ zhvillohet super derbi
Autori: Gazeta inFokus 13:59 | 31 August 2018
E premte spektakli në Serinë A, Milan – Roma është gjithmonë një klasike që dhuron emocione, por këtë herë vjen më intriguese se kurrë. Gattuso kundër Di Francescos, Higuain kundër Dzekos. Elliot kundër Pallottas.
Ndeshja Milan-Roma ndërthur mijëra sfida, ndërkohë që të dyja skuadrat do të kërkojnë reagimin pas një jave negative në kampionat.
Milani vjen pas humbjes me përmbysje kundër Napolit, ndërsa Roma pas barazimit me vuajtje në “Olimpico” kundër Atalantas. Të dyja skuadrat i kanë synimet e qarta këtë sezon, të jenë në 4 vendet e para, në mënyrë që të sigurohet automatikisht kualifikimi për në fazën e grupeve të UEFA Champions League.
Në 2 ndeshjet e sezonit të shkuar, secila nga skuadrat arriti të rrëmbente fitoren në fushën e skuadrës kundërshtare, me të njëjtin rezultat 0-2. Në ndeshjen e parë të “San Siros”, në stolin e Milanit ishte Vincenzo Montella e Roma fitoi me golat e Dzekos e Florenzit. Ndryshoi historia në “Olimpico”, ku Milani ishte në një ecuri shumë pozitive, me tranjerin aktual Gennaro Gattuso, dhe dominoi takimin e fituar 0-2, ku shënuan Cutrone dhe Calabria. Në ndeshjen e sotme dy tranjerët respektivë do të kërkojnë më të mirën nga skuadrat e tyre, me fitoren rezultatin e vetëm të pranueshëm për secilën.
Një sfidë pa dyshim interesante është ajo e “bomberave”: Gonzalo Higuain kundër Edin Dzekos. Dy “kanibalë” të golit i quajnë në Itali, ku janë afirmuar si 2 prej sulmuesve më të mirë në Serinë A vitet e fundit. Si boshnjaku, ashtu dhe argjentinasi, janë lojtarë që mund të ndryshojnë krejtësisht rrjedhën e një ndeshjeje, edhe në rast se nuk shënojnë gol.
Skuadra të reja, ide inovative, Milan – Roma në këtë fillim të Serisë A është pa dyshim një ndeshje e madhe, mes dy skuadrave që sfidohen me ballin lart dhe kanë në dëshirën për të luajtur mirë karakteristikën e tyre kryesore, të gjitha të dhënat për një sfidë spektakli dhe mbi të gjitha, me shumë gola.
Të tjera
-
Daut Haradinaj: Faturat e rrymës me çmime astronomike, po paguajmë për GEN-in serb
Kandidati për deputet i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se faturat e rrymës ...
-
Diplomon gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës, 462 kadetë
Ka diplomuar sot gjenerata e 61-të e Policisë së Kosovës, 462 policë të rinj ...
-
Albana Haxhimustafa-Murseli: Edukimi dhe arsimimi i fëmijëve është themeli i një shoqërie të fortë dhe të zhvilluar
Albana Haxhimustafa Murseli, kandidatja me numër 45 nga radhët e Partisë Demo...
-
Bllokadë në Novi Sad, grevë në Beograd, Serbia po vlon sot nga pakënaqësia qyetare
Sot në kryeqytetin e Serbisë po mbahet një grevë e përgjithshme si një formë ...
-
Dervishaj: Edhe Likoci mundet 77 herë ma mirë
Shahin Dervishaj kandidati me numër 77 nga Partia Demokratike e Kosovës ka nd...
-
Premtimi i madh i Bedri Hamzës: Kosovën dhe Shqiprinë do t’i lidhim edhe me Hekurudhën e Kombit
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka treguar projektet e tij ...
-
KQZ: Nesër përfundon afati për vëzhguesit e OJQ-ve, organizatave ndërkombëtare e përfaqësuesve të vendeve të huaja
Më 25 janar, do të përfundojë afati për organizatat jo-qeveritare...
-
Musliu falënderon qytetarët për mbështetjen e madhe në tubimet politike
Ganimete Musliu, kandidatja me numër 12 nga Partia Demokratike e Kosovës, ka ...
-
Haradinaj pritet në Legjionin amerikan
Kandidati i AAK-së për kryeministër Ramush Haradinaj ka vazhduar vizitën në S...
-
OKB: Rreth një milion fëmijë në Gaza kanë nevojë për mbështetje të shëndetit mendor
Të paktën një milion fëmijë në Gaza kanë nevojë urgjente për mbështetje për s...
-
Gruaja nga Podujeva raporton se u kërcënụa nga burri, ai është i burgosur në Dubravë
Një rast mjaftë i çuditshëm ka ndodhur së fundi në Podujevë. Ankuesja ...
-
Sụlmohet mjeku në QKUK, merr trajtim mjekësor ndërsa arrestohet i dyshuari
Një mjek në Qendren Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) është sulmuar të e...