Lajme

Sonte mendohet se është nata e Kadrit, disa sekrete që fsheh kjo natë e shenjtë

Autori: Gazeta inFokus 09:02 | 17 April 2023

Muaji i Ramazanit futet në javën e tij të fundit por edhe më të rëndësishmen në aspektin fetar, ku gjithmonë 10 ditshi i fundit ka edhe rëndësinë më të madhe dhe vëmendjen më të madhe të besimtarëve.

Sot në mbrëmje (e hënë mbrëma) është nata e Kadrit dhe sipas fesë islame, agjërimi dhe bërja e veprave të mira në këtë ditë konsiderohet i vlefshëm sa një mijë muaj.

Për këtë arsye numri i personave që agjërojnë nesër është shumë më i madh se ata që agjërojnë gjatë muajit të Ramazanit.

-Advertisement-

Po përse nata e Kadrit është e vlefshme sa jeta e një njeriu, pra një mijë muaj?

Nata e Kadrit shënon zbritjen e Kuranit në tokë dhe fillimin e shkrimit të librit të shenjtë. Sipas klerikëve agjërimi dhe lutjet ndaj Zotit në këtë ditë përcaktojnë fatin dhe jetën e njeriut gjatë një viti. Mendohet të jenë me mijëra, jo vetëm besimtarë myslimanë, ata që agjërojnë ditën e Kadrit.

Me lejen e Zotit të tyre në natën e Kadrit thuhet se zbresin engjëj dhe shpirti (Xhibrili) për secilën çështje. Ajo (që përcakton Zoti) është paqe deri në agim të mëngjesit.

Myslimanët besojnë që Kurani u zbrit në natën e Kadrit tek Muhammedi prej Allahut. Zbritja filloi në shpellën Hira në Mekë. Sureja që u zbrit e para ishte sureja Alak.

Në Kuran nuk përmendet ndonjë datë specifike, por thuhet se Nata e Kadrit është në dhjetëditëshin e fundit të Ramazanit. Kërkojeni atë në netët teke të dhjetëditëshit të fundit të Ramazanit. (hadith). Një prej datave tek është 21, 23, 25, 27, 29. Në shumë prej traditave thuhet që është nata para Ramazanit të 27-të.

Shenjat e natës së Kadrit

Kjo natë kaq e madhe, ka shenjat e saj, të cilat nuk vihen re, vetëm pasi të ketë lindur dita e re. Ndër këto shenja është se dielli i ditës që pason natën e Kadrit, lind pa rreze, ose është i kuq dhe ndriçim të zbehtë.

Një shenjë tjetër që thuhet, është dhe shiu i lehtë që mund të bjerë natën e Kadrit, era dhe se ajo natë, është e hapur, as e nxehtë dhe as e ftohtë.

Të gjitha këto shenja, nuk janë të prera dhe nuk arrijnë në gradën e sigurisë së plotë. Ato mund të gjenden ose jo, sipas vendit dhe stinës. Ka vende myslimane ku shiu bie pa pushim, të tjera ku ka vite që nuk bie shi, të tjera që vuajnë nga të ftohtit dhe të tjera që vuajnë nga i nxehti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera