Lajme

Sonte mbahet eventi në televizione ku mblidhen para për komunat e prekura nga vërshimet

Autori: Gazeta inFokus 10:18 | 26 January 2023

Komuna e prekura nga vërshimet e javës së kaluar mund të ndihmohen edhe nga qytetarët.

Duke filluar nga ora 20:00 e deri në ora 23:00 në Radio Televizionin e Kosovës, Klan Kosova dhe T7 do të grumbullohen para për t’ju dalë në ndihmë qytetarëve të prekur nga vërshimet.

Qytetarët nëpërmjet linjave telefonike mund të kontribuojnë në mbledhjen e mjeteve financiare për sanimin e dëmeve të shkaktuara nga vërshimet.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera