Rozë

Soni: Nuk u ndava nga bashkëshorti për shkak të tradhtisë

Autori: Gazeta inFokus 20:15 | 06 December 2020

Në emisionin e Ardit Gjebreas ka qenë e ftuara e radhës.

Derisa luanin bilardo, Soni Malaj u pyet nga prezantuesi për marrëdhënien e parë me ish-bashkëshortin, Mirkon

Pa hezituar, këngëtarja fillimisht mohoi të ketë marrë pasaportë italiane dhe tregoi arsyen se përse ata u ndanë.

-Advertisement-

“Kemi një marrëdhënie korrekte me Mirkon. Nuk jemi ndarë për shkak të tradhtisë, apo diçka e tillë, por, për gjëra më të forta. Çdo njeri ka ideale, unë ideal kisha lirinë. Ana ka një marrëdhënie të shkëlqyer me të atin dhe unë përpiqem të kem marrëdhënie korrekte për shkak të vajzës, pasi është Ana do na lidhë gjithmonë neve” tha Soni.

Këngëtarja foli edhe për lidhjen me Klevin, me të cilin tha se janë bashkë që 6 vjet, por, kanë 1 vit bashkëjetesë. Lidhja e saj, sipas Sonit, po e mbush me lumturi atë

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera