Lajme

Sondazhi i UBO’s, 76 përqind e kosovarëve kundër Asociacionit

Autori: Gazeta inFokus 10:13 | 17 March 2023

Gati 76 përqind e kosovarëve janë kundër themelimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe, sipas Omnibusi të fundit të kompanisë UBO Consulting.

75.9 përqind e kosovarëve janë pajtuar me deklaratën se “Kosova nuk duhet ta formojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe”.

77.9 përqind e të anketuarve janë të mendimit se “Kryeministri Albin Kurti nuk duhet të pranojë asnjë kusht nga asnjë palë që kërkon krijimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”.

-Advertisement-

Me deklaratën se “Kuvendi i Kosovës duhet të shfuqizojë Marrëveshjen e vitit 2013 ku parashikohet krijimi i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”, janë pajtuar 68.1 përqind e të anketuarve, derisa 26.2 përqind mendojnë se Kosova duhet të japë më shumë për të garantuar të drejtat e komunitetit serb në Kosovë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Presidenti i UNI z. Alejtin Berisha, folës mbi temën “Women’s Role in Artificial Intelligence Development” në DOKUTECH, edicioni i 11-të
-Advertisement-

Të tjera