Lajme

Sondazhi i Gallup: 75% e kosovarëve në krah të Presidentit Trump

Autori: Gazeta inFokus 10:58 | 21 January 2018

Ndërsa miratimi i udhëheqjes amerikane dhe i Presidentit Donald Trump ndryshon në vendet e rajonit të Ballkanit, një sondazh i organizatës ‘Gallup’ tregoi se mbështetja është më e lartë në Kosovë sesa kudo tjetër në Evropë.

Sondazhi i publikuar kohëve të fundit tregoi se 75 për qind e kosovarëve mbështesin punën e udhëheqjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Shqipëria vjen e dyta me 72 për qind thuhet në raport.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës morën miratimin e shumicës në vetëm tre vende apo zona në Evropë në vitin 2017 – Kosova, e cila udhëheq rajonin dhe botën në miratimin e udhëheqjes amerikane, Shqipëria, e cila renditet e dyta në mbarë botën dhe Poloninë. Nuk është e pazakontë të shohësh kosovarët dhe shqiptarët në krye të listës së miratimit; këta dy popuj zakonisht japin vlerësime të larta të udhëheqjes amerikane”, vë në dukje raporti, shkruan Telegrafi.

-Advertisement-

Megjithatë, raporti tregoi se edhe në këto dy vende mbështetje për SHBA-ta kishte rënë në krahasim me vitin e kaluar.

Mirëpo, mbështetja për Presidentin Trump ishte shumë më e ulët në vendet tjera. Në Maqedoni, 45 për qind mbështetën udhëheqjen e tanishme të SHBA-ve, ndonëse shkalla në Maqedoni ishte më e lartë se ajo që kishte qenë.
“Vlerësimet e miratimit të SHBA u rritën ndjeshëm – 10 pikë ose më shumë – në dy vende, Bjellorusi dhe Maqedoni. Në Maqedoni, e cila rinovoi përpjekjet e saj të mbështetura nga SHBA për t’u bashkuar me NATO-në dhe Bashkimin Evropian, miratimi u rrit nga 30 për qind në 45 për qind në 54 për qind”, tregoi raporti.

Në përgjithësi, miratimi i udhëheqjes amerikane nën Presidentin Trump ka goditur nivelin më të ulët historik.

“Vetëm 30 për qind e botës, mesatarisht, miraton punën e udhëheqjes amerikane, nga 48 për qind që ishte në vitin 2016. Në të vërtetë, më shumë njerëz tani nuk e miratojnë udhëheqjen amerikane sesa të miratojnë”, shpjegon raporti.

Në Rumani, 41 për qind e kanë pranuar miratimin dhe vetëm 28 për qind në Bosnjë dhe Hercegovinë, e njëjta është në Bullgari.

Në Kroaci, mbështetja për Trump shënoi vetëm 24 për qind, që ishte një rënie prej 20 pikë në krahasim me vitin e kaluar.

Serbia është në fund të nivelit të mbështetjes në Evropë, me vetëm 16 për qind mbështetje.

Anketa është kryer në 134 vende të botës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera