Sport

Sneijder “kryqëzon” blerjen 121-milionëshe të Chelsea-t: Çfarë bën ai? Ecën në fushë

Autori: Gazeta inFokus 14:05 | 20 April 2023

Wesley Sneijder, ish-mesfushori holandez u shumë klubeve të mëdha në Evropë, nuk i kurseu kritikat për Enzo Fernández të Chelsea-t, pas disfatës së fundit ndaj Realit të Madridit, që i kushtoi ekipit londinez eliminimin nga Champions League.

Anglezët i paguan Benficas 121 milionë euro për mesfushorin argjentinas, duke e bërë atë lojtarin më të shtrenjtë të klubit londinez.

“Nëse ata nënshkruajnë me një lojtar për 100 milionë euro, të paktën presin që ai të vrapojë derisa t’i mbarojnë mushkëritë, apo jo? Por ai ecën në fushë dhe humb topin”, – tha Sneijder për RTL7. – “E shihni Enzon, një blerje 100 milionëshe, duke u tërhequr zvarrë. Kjo nuk është e mundur, duhet zgjidhur”, shtoi holandezi i indinjuar.

-Advertisement-

“Kur shoh një djalë të tillë, mendoj: çfarë përgjegjësish merr ai? Asnjë”, vazhdoi Sneijder, fitues i Championsit me Interin në vitin 2010, nën drejtimin e Mourinhos.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday në Comodita Home: Përfito 100€ extra zbritje në dyshekë
-Advertisement-

Të tjera