Smakiqi: Familja e shqetësuar për shëndetin e Hasan Dakajt që u arrestua nga Serbia
Autori: Gazeta inFokus 19:14 | 01 March 2024
Po bëhen dy muaj nga arrestimi i ish-pjesëtarit të UÇK-së, Hasan Dakaj nga autoritetet serbe në pikën kufitare në Merdar. Avokati i familjes së tij, Xhevdet Smakiqi konsideron se ndaj tij është ushtruar dhunë fizike.
“Në vazhdimësi jemi në kontakt me avokatin që sipas detyrës zyrtare e ka caktuar shteti serb. Atij me datën tre mars i skadon muaji i dytë që po mbahet i kidnapuar dhe informacionet e fundit janë shqetësuese për faktin se pas vizitës që e ka pasur nga familjarët kanë vërejtur një hematomë mbi vetull të Hasan Dakaj, ku nuk dihet se nga çka i është shkaktuar. Ne konsiderojmë që ndaj tij është ushtruar dhunë fizike”, tha ai në emisionin “Info Plus” në RTK .
Avokati Smakiqi theksoi se kanë kërkuar nga Qeveria e Kosovës, MPJD, i ngarkuari me punë në Beograd që ta informojnë çdo organizatë ndërkombëtare, ndërmjetësit në Bruksel, Fondin për të Drejtën Humanitare në Serbi, si dhe Kryqin e Kuq për rastin e tij.
“Do të kërkojmë tani si avokat i familjes së Hasan Dakajt që të shkojë në vizitë edhe Kryqi i Kuq Ndërkombëtarë, apo organizatat tjera që merren me mbrojtën e të drejtave dhe lirive të njeriut në mungesë të një kujdesi nga qeveria dhe shteti jonë”, deklaroi ai Smakiqi theksoi se familja Dakaj është e shqetësuar edhe për faktin se komunikimi me të përveç vizitës që i është lejuar bashkëshortesdhe djalit të tij , nuk ka ndonjë komunikim të rregullt.
Sipas tij, mbajtja në paraburgim respektivisht kidnapimi i tij në nënkupton që ai është në rrezik edhe për jetë.“Shpresojmë që Qeveria e Serbisë e kanë kidnapuar gabimisht sepse nuk e ka identifikuar askush Hasan Dakajn si të dyshuar për rastin për të cilin pretendon Prokuroria e Serbisë”, nënvizoi ai.
Të tjera
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...
-
Kurti: Viti 2024 është viti i pasaportës sonë, ajo renditet më lart se kurdoherë në indekset ndërkombëtare të pasaportave
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar në lidhje me ngritjen e Kosovë...
-
Deri në dy orë pritjet në Jarinje për të hyrë në Kosovë, kolona 500 metra
Foto ilustrim Në pikën kufitare në Jarinje ka deri në 2 orë pritje për të ...
-
Besnik Tahiri zyrtarëve të Jordanisë: Decentralizimi proces afatgjatë dhe jo i lehtë, konteksti i vendit ka rëndësi të madhe
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zhvilluar takim me gr...