Sllovakia, “dritë jeshile” anëtarësimit te Finlandës dhe Suedisë në NATO
Autori: Gazeta inFokus 19:10 | 27 September 2022
Me shumicë dërrmuese parlamenti sllovak ratifikoi sot anëtarësimin e Finlandës dhe Suedisë në NATO.
Shumica e 30 anëtarëve të NATO-s kanë ratifikuar tashmë pranimin e të dy vendeve, pas nënshkrimit të protokolleve të pranimit në korrik. Mes këtyre vendeve është edhe Shqipëria.
Me miratimin e sotëm nga Sllovakia, mbeten vetëm Hungaria dhe Turqia që nuk e kanë ratifikuar zgjerimin e Aleancës së Atlantikut të Veriut.
Finlanda dhe Suedia aplikuan për t’u anëtarësuar në NATO këtë vit, të nxitura nga pushtimi i Ukrainës nga Rusia. Turqia e ka kundërshtuar hyrjen e tyre, duke i akuzuar të dy vendet për mbështetje të grupeve që Ankaraja i konsideron terroriste. Por më pas Ankaraja, Helsinki dhe Stokholmi nënshkruan një marrëveshje që parashikon heqjen e vetos turke në këmbim të angazhimit të dy vendeve nordike për të luftuar terrorizmin.
Turqia thotë se do të bllokojë anëtarësimin nëse nuk përmbushen angazhimet e marra nga Suedia dhe Finlanda.
Parlamenti i Hungarisë nuk ka përcaktuar ende se kur do të diskutohet anëtarësimi i dy vendeve në NATO.
Në Sllovaki sot, nga 150 deputetë të parlamentit, 126 miratuan pranimin e Finlandës , ndërsa 124 ishin pro pranimit të Suedisë.
Qeveria e kryeministrit sllovak Eduard Heger mbështet fuqishëm Ukrainën dhe ka rënë dakord të presë një njësi luftarake të NATO-s në tokën e saj ndërsa Aleanca kërkon të forcojë krahun e saj lindor.
Të tjera
-
Gjykimi për dallavere me patentë shofer, të akuzuarit deklarojnë se MI-së nuk i shkaktuan dëm buxhetor
Në këtë rast, ish-ushtruesi i detyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në Minist...
-
Vd es një 42 vjeçar në Suharekë, ra në kontakt me rrymën elektrike
Një 42 vjeçar ka vdekur si pasojë e goditjes nga rryma elektrike. Ngjarja e r...
-
Haiziri tregon kur mund të mbahen zgjedhjet
Mundësia për zgjedhje të parakohshme duket të mos jetë e mundur aktualisht. ...
-
Vuçiq i bindur te fitorja e tij në zgjedhje: Hapini kutitë, mund t’i numëroni 100 herë
Një ditë pas triumfit në zgjedhjet e pjesshme lokale, presidenti i Serbisë, A...
-
Kurti thotë se kompania turke “Baykar” është adresë e duhur për armatim: Kur do të blejmë e sa, merret vesh më vonë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se kompania turke “Baykar”,...
-
Sveçla “ndërron temë”, publikon pamje të maleve të Veriut
Derisa në vend po debatohet rreth telefonatës së Mimoza Kusari-Lilës dhe Mila...
-
Valon Syla ka një pyetje për Albin Kurtin: Pse e merr me vete në çdo takim Kusari-Lilën?
Valon Syla, gazetar, ka folur në “Pressing” të T7, për bisedën e publikuar ku...
-
Dalin pamjet e adoleshentit nga Fushë Kosova që u rra hë me grushte nga disa persona
Një prind në Fushë Kosovë ka raportuar se disa persona ia kanë rrahur djalin....
-
Paralajmërimet për hapjen e Urës së Ibrit, ish-Komandanti i KFOR’it Bühler: Qeveria duhet t’i dëgjojë këshillat e aleatëve
Ura e Ibrit është mbyllur qe shumë vite për qarkullim të veturave, mirëpo vit...
-
Haxhiu viziton nënën e Eronës që u v*a nga ish-partneri i saj: Secila pjesë e shtëpisë ia kujton ndonjë moment me vajzën dhe nipin
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka vizituar sot nënën e Erona Coklit...
-
Të ardhurat mesatare do të bien me 19% për shkak të ndryshimit klimatik
Të ardhurat mesatare në mbarë botën do të pakësohen me një të pestën deri në ...
-
Në Serbi po kryhen arrestime për akuza të panjohura në Kosovë
Pikëkalimi mes Kosovës dhe Serbisë, Merdare, është një prej zonave ku autorit...