Sport

Skuadrat me seniorë të fortë kanë juniorë të dobët

Autori: Gazeta inFokus 13:35 | 30 November 2017

Ekipi senior i Llapit është lider dhe dita-ditës po i shtohen gjasat për të fituar titullin e Kosovës, që do të ishte i pari në histori për të. Por ndryshe janë punët me ekipin e juniorëve, që synim ka ekzistencën në Superligën e juniorëve.

Juniorët e Llapit mbajnë pozitën e 14-të prej 16 ekipeve sa numëron elita e kësaj grupmoshe. Por nuk është vetëm Llapi që ka ekip senior të fortë dhe ekip junior të ligë, shkruan sot Koha Ditore.

Në situatë të njëjtë është edhe Prishtina, Drita Ferronikeli. Këto skuadra me ekipet seniore po luftojnë për titull, kurse ekipet juniore i kanë larg kreut të tabelës.

-Advertisement-

Trajnerë dhe zyrtarë të klubeve pranojnë se fokusi është më i vogël në ekipet e juniorëve, prej nga do të duhej të furnizoheshin ekipet seniore me talentë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
-Advertisement-

Të tjera