Sport

Skuadrat italiane rikthehen protagoniste pas 17 vitesh

Autori: Gazeta inFokus 10:17 | 16 March 2023

Kishte vite që tri skuadra italiane nuk kualifikoheshin në çerekfinalet e Champions League. Për herë të fundit ndodhi në vitin 2006 (Milan, Inter, Juventus).

Pas 17 vitesh, Milan, Inter dhe Napoli rikthehen protagonistë në kompeticionin më të rëndësishëm për klube.

Napoli ia doli për herë të parë të shkojë kaq larg në Champions dhe tifozët nuk po shohin vetëm ëndrra titulli.

-Advertisement-

Ndërkohë, tri skuadrat italiane kanë vendosur edhe një rekord unik në takimet e luajtura në duelet e raundit të 1/8-ve.

Asnjë gol i pësuar. Milani mbajti portën e paprekur në dy takimet ndaj Tottenhamit. E njëjta gjë për Interin përballë Portos.

Dy skuadra nga Milano siguruan kualifikime identike. Fitore 1-0 në “San Siro” dhe barazim i bardhë në transferta.

As Napoli nuk pësoi asnjë gol në dy sfidat ndaj Eintracht Frankfurt, rival të cilin e eliminoi me rezultatin 5-0.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy