Sport

Skuadra e Serie A një ndeshje larg rekordit të zi të Manchester United

Autori: Gazeta inFokus 23:18 | 12 November 2017

Skuadra që këtë sezon hyri në Serie A, Benevento Calcio, është shumë pranë një rekordi të veçantë (negativ) që ka 90 vite që nuk thyhet.

Rekordi është vendosur përpara shumë kohësh, në vitin 1930/31, kur Manchester United humbi të gjitha nga 12 ndeshjet e para të kategorisë së parë të kampionatit anglez.

Që nga ajo kohë, asnjë skuadër evropiane në kampionatet evropiane elitare nuk ka bërë një start aq të tmerrshëm. Asnjë, askush, asnjëherë.

-Advertisement-

Gjithsesi, pas 87 vitesh, Benevento, ku luan shqiptari i Kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti, është një humbje larg thyerjes së rekordit të United pasi nuk ka arritur të grumbullojë asnjë pikë nga 12 ndeshjet e para.

Megjithëse nuk shpëtuan nga rënia, United i dha fund ecurisë negative me fitoren 2-0 ndaj Birmingham City në “Old Trafford “dhe Benevento do të mundohet dëshpërimisht të ndjekë të njëjtin shembull teksa do të presin Sassuolon në “Stadio Ciro Vigorito” të dielën më 19 nëntor.

Me vetëm pesë gola të shënuar deri tani, shifrat nuk favorizojnë skuadrën e vendit të fundit të Serie A, që po luan për të parën herë në kategorinë superiore të Italisë.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Lansohet aplikacioni më i ri i lojalitetit që sjell t’mira pafund Kartela Plus!
-Advertisement-

Të tjera