Sport

Skuadra e Jovetic për sezonin e ri është befasi e madhe

Autori: Gazeta inFokus 16:24 | 26 October 2017

Ajo mes Stevan Jovetic dhe Sevillas është një dashuri e destinuar të zgjasë.

Edhe pse nuk kishte financat e mjaftueshme për t’a blerë përfundimisht nga Interi verën e kaluar.

Klubi andaluzian do të tentojë ta rimarrë në skuadër sulmuesin malazez i cili para pak muajsh u bë zyrtarisht pjesë e Monacos.

-Advertisement-

Sipas mediave spanjolle drejtuesit e Sevillas kanë nisur bisedimet me Monacon për të bërë të mundur rikthimin e Jovetic në janar në “Ramon Sanchez Pizjuan”.

Gjatë gjysmës së dytë të sezonit të kaluar malazezi luajti në formë huazimi nga Interi te Sevilla duke fituar zemrat e tifozëve andaluzianë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera