Sport

Skrinari apo Bonucci? Statistikat nuk gënjejnë

Autori: Gazeta inFokus 10:49 | 15 October 2017

Derbi i kësaj xhiroje në Serie A do të zhvillohet sonte në Giuseppe Meazza ndërmjet Interit dhe Milanit

Inter sonte do të tentojë të vazhdojë me fitore, për të mbetur në hap me Napolin dhe për të kaluar në pozitën e dytë me tre pikë më shumë se sa Juventus.

Ndërsa në anën tjetër Milan do të tentojë fitoren e parë pas dy humbjeve nga Sampdoria dhe Roma.

-Advertisement-

Një nga pikat kryesore për të ardhur te fitorja është edhe mbrojtja e fortë.

Pikërisht për këtë La Gazzatta dello Sport ka analizuar dy qendërmbrojtësit Milan Skrinari të Interit dhe Leonardo Bunucci të Milanit.

Nëse shikojmë statistikat, atëherë lehtë mund të vërehet se Skrinari ka qenë mbrojtës më i mirë se Bonucci, i cili cilësohet si më i miri italian dhe një nga më të mirët në botë.

Por, largimi nga Juventus dhe transferimi në Milan, duket se kanë ndikuar te ai, i cili në fillim të këtij sezoni po kalon momente të vështira.

Statistikat kryesore të dy futbollistëve në fillim të këtij sezoni:

Skriniar – Bonucci

Topa të rikuperuar: 45-30

Topa të humbur: 45-78

Dyluftime të fituara: 10-5

Kartonë të verdhë: 0-2

Nota mesatare: 6.36-5.64

Gola të shënuar: 1-0

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Birra të ftohta e me shumë ZBRITJE veç në Viva Fresh!
-Advertisement-

Të tjera