Sport

Skocia dërgon Serbinë në shtëpi dhe kualifikohet në Kampionatin Evropian “EURO 2020”

Autori: Gazeta inFokus 23:31 | 12 November 2020

Skocia është kualifikuar në Kampionatin Evropian 2020, pasi në finalen e ‘Play-Offit’ të Ligës së Kombev ka mposhtur dhe eliminuar Serbinë, në duelin e zhvilluar në Beograd, shkruan Gazeta inFokus.

Skocezët kualifikimin e kanë arritur falë ekzekutimi më të mirë të penalltive, ku fituan me shifrat 5-4.

90 minuta lojë u mbyllën me rezultat të barabartë 1-1, me skocezë që shënuan në minutën e 52’ me anë të Ryan Christie dhe me serbët që barazuan në minutën e 90’ me golin e Luka Jovicit.

-Advertisement-

Pas 90 minutave lojë skuadrat hynë në vazhdime dy herë nga 15 minuta, por pa arritur që ta zgjedhin fituesin.

E kombëtarja triumfuese u deshtë të përcaktohej nga ekzekutimi i penalltive, ku lojtarët skocez u treguan me efikas për ta prerë biletën për në Kampionatin Evropian 2020, që për shkak të pandemisë ‘Covid-19’ është shtyrë për vitin tjetër./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…

Të tjera