Sport

S’kishte shënuar gol nga marsi i vitit të kaluar, Ivan Perisic ia bën sefte me Hajduk Splitin

Autori: Gazeta inFokus 20:16 | 12 May 2024

Skuadra e Hajduk Splitit është duke barazuar 1:1 ndaj Istra 1961 në ndeshjen e vlefshme për javën e 34-të në elitën e futbollit kroat.

Golin për ekipin mysafir e shënoi mesfushori i Kombëtares së Kroacisë, Ivan Perisic, shkruan Indeksonline

Perisic shënoi një gol tejet të bukur në stilin vollej dhe ky ishte i pari me fanellën e Hajdukut që prej transferimit nga Tottenham Hotspur në afatin e dimrit.

-Advertisement-

Kujtojmë që Perisic nuk kishte shënuar gol që nga muaji mars i vitit të kaluar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera