Sport

“S’kishte rëndësi ngjyrja e medaljes për mua” – Distria Krasniqi flet pasi fitoi medaljen e argjendtë

Autori: Gazeta inFokus 19:24 | 28 July 2024

Distria Krasniqi ka fituar medaljen e argjendtë në katëgorinë e saj deri -52 kilogram, në Lojërat Olimpike “Parisi 2024”.

Xhudistja kosovare u mposhtë në finale nga uzbekja, Diyora Keldiyorova me “Ëazzari”.

Krasniqi foli menjëherë pas ndeshjes, duke treguar se për të s’kishtë rëndësi ngjyra e medaljes.

-Advertisement-

“Për mua, qysh në fillim e kam thanë, që s’kishte rëndësi ngjyra e medaljes, do të isha e kënaqur me cilëndo”, tha ajo.

Tutje, ajo e komentoi edhe paraqitjen e saj në finale.

“Kam qenë si pergjumshëm në finale, jam e lumtur me rezultatin, po mendoj pozitivisht e po ndihem më e lumtur, pasi po e di se e kam fituar medaljen e dytë olimpikë”, tha ajo.

Tutje, ajo shtoi, duke thënë se kujt ia dedikon suksesin.

“Këtë sukses ia dedikoj trajnerit e familjes, që kanë qenë me mua në çdo hap”, shtoi Krasniqi

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut
-Advertisement-

Të tjera