Sport

Skënderbeu – Young Boys, caktohen gjyqtarët

Autori: Gazeta inFokus 18:15 | 25 September 2017
UEFA ka caktuar gjyqtarin 43-vjeçar holandez Kevin Blom për të drejtuar sfidën e të enjtes të Skënderbeut përballë Jang Bojz në Ligën e Europës. Institucioni që drejton futbollin në kontinent i ka besuar këtë sfidë një gjyqtari me shumë eksperiencë, i cili ka marrë stemën e FIFA-s që në vitin 2005 dhe ka gjykuar vazhdimisht në aktivitete ndërkombëtare si për klube, ashtu edhe për Kombëtare.
Pikërisht kombëtaret janë kontakti i tij i vetëm i mëparshëm me Shqipërinë. Blom ka drejtuar ndeshjen Bosnjë Hercegovinë-Shqipëri të vitit 2011 në kualifikueset e Europianit, takim në të cilin kuqezinjtë u mposhtën me shifrat 2-0 dhe ku Andi Lila u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 87.

Dy vite më vonë, ai ishte gjyqtari i ndeshjes Norvegji-Shqipëri, që u mbyll me suksesin 1-0 për Shqipërinë falë golit të shkëlqyer të Hamdi Salihit. Ajo që bie në sy është se përsëri ai ka ndëshkuar Andi Lilën me karton të kuq në minutën e 89, duke përsëritur vendimin e dhënë vetëm dy vite më parë ndaj futbollistit të përfaqësueses shqiptare.

Së fundmi, gjyqtari holandez ka drejtuar edhe ndeshjen mes Ukrainës dhe Kosovës, që përfundoi mes rezultatin 3-0 për përfaqësuesen e drejtuar nga Andri Shevçenko.

Skënderbeu-Young Boys

-Advertisement-

Gjyqtar: Kevin Blom (Holandë)

Asistentë: Çarls Shap, Jost Van Zuilen

Gjyqtarë të vijës së portës: Zheroen Manshot, Allard Lindhut

Gjyqtar i katërt: Hesel Stegstra

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera