Sport

“Skënderbeu, skuadra që e njohim më mirë”

Autori: Gazeta inFokus 18:16 | 25 August 2017

Alyaksandr Khatskevich thotë se Skënderbeu është skuadra e vetme në Grupin B që e njohin më së miri.

Gjatë ditës së premte është hedhur shorti për fazën e Grupeve të Europa League, ku Skënderbeu do të ketë punë me Dinamon e Kievit, Partizanin e Beogradit dhe Yong Boys.

Trajneri i Dinamos së Kievit, Aljaksandr Khatskevich, ka komentuar shortin e Europa League dhe rivalët që do të ketë përballë.

Sipas tij, në një farë mënyre Dinamo e njeh më mirë se të tjerat ekipin e Skënderbeut, me të cilin është ndeshur dy herë në miqësore në korrik 2015 dhe janar 2016 duke fituar 3-0 dhe 4-1.

-Advertisement-

“Skënderbeu është skuadra me të cilën kemi më shumë familjaritet për shkak të miqësoreve që kemi zhvilluar me të”, tha fillimisht Khatskevich.

“Por, në fakt, me teknologjinë e sotme, mund të marrësh informacion brenda ditës për çdo klub”, deklaroi mes tjerash ish-trajneri i Bjellorusisë i cili nuk ka qenë në drejtimin e Dinamos së Kievit në periudhën kur kjo e fundit luante kundër korçarëve këto miqësore.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shijoni eksperiencën e re të blerjes në Meridian Express x EXFIS!

Të tjera