Sport

Skënderbeu, për rrezikun që i kanoset: Nuk është vendim përfundimtar

Autori: Gazeta inFokus 09:00 | 16 February 2018

Pas publikimit të lajmit për rrezikun që i kanoset Skënderbeut me një pezullim 10-vjeçar dhe gjobë prej një milion eurosh, ka reaguar klubi korçar me anë të një deklarate të shpërndarë nga zyra e shtypit përmes rrjetit social “Facebook”.

“Klubi i futbollit Skënderbeu dëshiron të informojë opinionin publik se nuk ka aktualisht ndonjë vendim të trupave gjykuese, disiplinore të UEFA-s, për klubin e Skënderbeut. Shpjegojmë se dokumenti i publikuar nuk është aspak vendimi përfundimtar, por kërkesa për gjykim e inspektorëve të Disiplinës së UEFA-s, drejtuar trupës së Apelit, të Komisionit të Disiplinës dhe Etikës në UEFA”, thonë drejtuesit e klubit të Skënderbeut.

“Duam të qartësojmë se ky është një apelim i inspektorëve ndaj vendimit të marrë pothuajse dy vite me parë ndaj Skënderbeut, në bazë të nenit 34(3) të Statutit të UEFA-s, dhe jo një çështje e re kundër klubit. Kjo procedurë është konform nenit 29/3 të Kodit të Disiplinës së UEFA-s. Gjithashtu, ju bëjmë me dije se kemi të bëjmë me një çeshtje disiplinore në proces, për të cilën nuk është caktuar ende një seancë dëgjimore”, vijon më tej reagimi.

-Advertisement-

KF Skënderbeu njofton se është njohur me kohë me këtë akuzë të inspektorëve të Disiplinës. Por, sektori juridik i klubit korçar po ndjek procedurat e nevojshme juridike për çështjen në fjalë, duke shprehur sigurinë që çështja do të mbyllet me sukses.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vlerësohet për herë të tretë "Banka e Vitit 2023 në Kosovë" nga The Banker

Të tjera