Lajme

Skenderaj protestoi kundër arrestimit të ish pjesëtarit të UÇK-së Haki Drenica

Autori: Gazeta inFokus 14:34 | 19 May 2017

Veteranët e luftës së UÇK-së  Skenderajt në bashkëpunim me organizatat e dalura nga lufta e UÇK-së në Skenderaj sot nga ora  12:00, në sheshin Adem Jashari në Skenderaj  protestuan kundër arrestimit të ish komandantit Haki  Hajdari,i njohur nga bashkëluftëtarët si  Haki Drenica.

Në protestë përvec qytetarëve ishin të pranishëm edhe Hysni Gucati kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së,dhe Xhavit Jashari , përfaqësues i organizatave të dala nga lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Cdo tentativë për ta degraduar vlerën më sublime të popullit tonë ,me akuza të fabrikuara dhe dëshmitar të rrejshëm është humbje kohe”-tha ndër tjera Gucati.

-Advertisement-

Kurse Xhavit Jashari,kërkoi nga përfaqësuesit e popullit që të bëjnë më shumë në zbardhjen e rasteve si ky Haki Hajdarit.

Ndërsa në emër të organiatorëve të kësaj proteste ,fjalën e mori Gentiana Zeqiri e cila tha se adresa për arrestimin e kriminelëve është përtej kufinjëve të kKosovës,në Serbi.

Ajo poashtu tha se kjo protest është vetëm fillimi,dhe se ata nuk do lodhen së kërkuari drejtësi për secilin luftëtar të UCK-së.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Black Friday ne Artmotion
-Advertisement-

Të tjera