Lajme

Skenderaj: Ia plagosën qenin ankuesit, policia arreston dy persona

Autori: Gazeta inFokus 09:07 | 15 September 2024

Dy persona kanë përfunduar në mbajtje pasditen e së shtunës për veprat penale “përdorim i armës/armëmbajtje pa leje” në Skenderaj

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, dy të dyshuarit besohet t’ia kenë plagosur qenin një ankuesi, shkruan Insajderi.

“PËRDORIM I ARMËS/ARMËMBAJTJE PA LEJE- Skenderaj 14.09.2024-15:20. Janë arrestuar dy të dyshuar meshkuj kosovar pasi që, të njëjtit kanë plagosur qenin e ankuesit. Nga të dyshuarit janë konfiskuar dy pushkë gjuetie”, thuhet në njoftimin e PK’së.

-Advertisement-

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera