Lajme

Skender Hyseni nesër kthehet në Kosovë

Autori: Gazeta inFokus 19:18 | 05 August 2020

Pas vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, koordinatori Shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, Skënder Hyseni, nesër pritet të kthehet në Prishtinë.

Sipas burimeve të Gazetës Infokus, Hyseni menjëherë do të takojë edhe përfaqësuesit e partive politike, ku do të raportoj për bisedimet që i zhvilloi në Uashington.

E këtij takimi kësaj radhe do t’i bashkohet edhe kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili me herët nuk kishte pranuar të takonte Hysenin.

-Advertisement-

Burimet e Infokus-it thonë kjo ishte edhe arsyeja e anulimit të takimit ndërmjet Isa Mustafës dhe Haradinajt të mërkurën.

Kujtojmë që nga 2 gushti, Hyseni është duke qëndruar në SHBA, mirëpo ai nuk u takua më përfaqësuesin e Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenellin.

Një gjë e tillë sipas koordinatorit për dialog ishte e pamundur pasi që ambasadori Grenell ishte në Kaliforni, e jo në Uashington .

Por Hyseni ka zhvilluar bisedë telefonike me Grenellin, ku ka diskutuar gjatë për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi, që sipas tij duhet të përmbyllet me njohje reciproke./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera