Skandaloze| Zëvendësi i Pal Lekajt e punëson djalin në ministri
Autori: Gazeta inFokus 15:52 | 08 November 2018
Që prej ditës së djeshme, zëvendësministri i Ministrisë së Infrastrukturës, Idriz Selimaj do ta ketë një koleg më shumë.
Kolegu i tij i ri nuk është një person që ai nuk njeh. Është djali i tij. Demokrat Selimaj është zgjedhur kandidat i suksesshëm në pozitën e zyrtarit për rregullim ekonomik.
Idriz Selimaj, që vjen nga radhët e AAK-së, për KALLXO.com e ka konfirmuar, se djali i tij është punësuar në ministrinë ku ai është zëvendësministër. Kjo ministri udhëhiqet nga Pal Lekaj, që është pjesë e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.
Rezultati për kandidatin e suksesshëm është publikuar gjatë ditës së djeshme, ku Demokrat Selimaj është bindshëm i poentuar më shumë se kundër kandidati i tij. Punësimi i tij është raportuar në KALLXO.com.
Zëvendësministri thotë se nuk është marrë fare me konkursin e tij, madje deklaron se nuk e ka pasur pëlqimin e tij për të konkurruar në këtë punë.
“Po, Demokrati është djali im. Por absolutisht nuk jam marrë me atë punë, është e drejtë e tij. Madje, ai nuk e ka pasur pëlqimin tim fare me u angazhu në këtë punë, meqë shumë shpejt po e regjistron doktoratën në Tiranë. Ai është i madh, i ka 27 vjet. Ai jeton në Prishtinë, unë në Suharekë”, tha Idriz Selimaj për KALLXO.com
I pyetur se a e cilëson këtë si konflikt interesi, faktin që ai mban pozitë politike të rëndësishme në ministri dhe në këtë kohë po punësohet djali i tij, zëvendësministri thotë se është e drejtë e tij të kërkoj punë.
“Absolutisht nuk e konsideroj që kemi të bëjmë me konflikt interesi sepse ai ka rastis me pas prindin zëvendësministër, përndryshe as që jam interesuar për këtë punë. Është e drejtë e tij me kërku punë, është djalë i 10, nuk e ka asnjë 9, prandaj nuk duhet as të ia këshilloj e as të ia mohoj të drejtën e tij të punës”, tha në mes tjerash zëvendës-ministri Selimaj për KALLXO.com.
Ai thotë se ka qenë sfidë për të fakti se mos po del keq në intervistë me shkrim e me gojë. Ai tregon se për përformancën e djalit të tij është njoftuar nga paneli shqyrtues.
“Ka qenë veç një sfidë, mos rastësisht djali im nuk po del mirë në testin me shkrim a me gojë, atëherë është një ndjesi e keqe, përndryshe kur mora vesh që ka dal mirë sipas panelit intervistues, unë jam ndje mirë. Nëse do të kishte dëgju mu, nuk kish me apliku fare se nuk është njëfarë pozite, e ai ka ambicie më të mëdha”, tha tutje babai i Demokrat Selimajt.
Të tjera
-
Ngjarjet e datës 27 prill
Organizuar nga Zyra e Kryeministrit të Kosovës, Komisioni Qeveritar për Perso...
-
Ministria e Jashtme gjermane tregon për takimin me Kurtin
Zyra gjermane për Punët e Jashtme ka komentuar takimin që ka pasur ministrja ...
-
Osmani nesër me nderime te Memoriali për të Pagjeturit dhe për homazhe në Mejë
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, nesër do të bëjë nderime te Memoriali për...
-
Gjiganti zviceran “Lika Group” synon ta zbukurojë Prishtinën
Klanin mund ta kenë inspirim, që në Kosovë të fillojnë një ndërtim. Kompan...
-
Tërmeti me magnitudë 5.8 ballë godet Tajvanin
Një tërmet me magnitudë 5.8 ballë ka goditur Tajvanin. Tërmeti u regjistrua m...
-
Blinken: Kemi parë prova të përpjekjes së Kinës për të ndikuar në zgjedhjet e SHBA
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken tha se SHBA ka parë prova të përp...
-
Kurti: Kur vendet autoritare po kërcënojnë me largim, Kosova me meritë kërkon anëtarësimin në KiE
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nëpërmjet rrjetit social Facebook, ka fol...
-
Ndërron jetë Bojan Tonçiq, gazetari serb që kundërshtoi Millosheviqin për luftën e Kosovës
Në moshën 57 vjeçare ka ndërruar jetë gazetari serb Bojan Tonçiq. Tonçiq d...
-
Abdixhiku në Hamburg këtë fundjavë, paralajmëron dy tubime
Kryetari I LDK-së, Lumir Abdixiku ka njoftuar për agjendën që do ta ketë gjat...
-
Sandulloviq-Hillit: “Duhet t’ju vijë turp nga vetja”
Politikani serb, Nikolla Sandulloviq, e ka postuar një fotografi në platformë...
-
Mbahet ceremonia e lidhjes me internet të shkollës së 100-të në Republikën e Kosovës
Ministria e Ekonomisë, përmes Projektit të Kosovës për Ekonomi Digjitale (KOD...
-
Departamenti amerikan i Shtetit demanton dyshimet e ngritura ndaj Escobarit
Pretendimi i ngritur nga Vudi [Vedat] Xhymshiti se Zëvendës Ndihmës Sekretari...