Sport

SKANDALOZE! Trajneri i Algjerisë me veprimin e tij e shtang Mahrezin

Autori: Gazeta inFokus 17:03 | 17 November 2017

Selektori i Algjerisë, Rabah Madjer dhe Riyad Mahrez ka dalë në konferencë për media.

Kombëtarja algjeriane nuk u kualifikuar në Kampionatin Botëror, andaj para mediave i arsyetuan se përse ndodhi ajo.

-Advertisement-

Mirëpo, në momentin kur iu dha mundësia gazetarëve që të bënin pyetje, gazetari algjerian, Djebour ka bërë një pyetje që trajnerit të kombëtares së Algjerisë, Majder i është dukur si provokim.

Trajneri është acaruar tej mase duke e quajtur gazetarin si tradhtar dhe që nuk duhet të jetë aty i pranishëm.

“Mahrez më jep dy sekonda. Zotëri, Djebou, ju jeni tradhtar i kombëtares. Mbylleni, mbylleni! Ju nuk duhet të jeni këtu, lironi vendin për gjeneratat e reja të bëjnë punën e gazetarëve”, i ka thënë Madjer, gazetarit algjerian, transmeton ORAinfo.

Ndërsa, Mahrez ka mbetur i shtangur nga veprimi i trajnerit të tij, pasi ai nuk e kishte pritur një veprim aq të egër./ORAinfo/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera