Lajme

SKANDALOZE: Ministria e Shëndetësisë dhe Spitali Regjional i Gjilanit refuzojnë donacionin milionësh

Autori: Islam Morina 22:19 | 01 October 2020
Mehmet Sopa, afarist nga diaspora nëpërmjet një deklarate dërguar mediave, ka akuzuar MSH-në dhe Spitalin Rajonal të Gjilanit se kanë refuzuar një donacion të siguruar nga ai në vlerë prej  një milion euro, shkruan Gazeta inFokus.
Sopa ka thënë se bëhet fjalë për 73 shtretër që arrijnë vlerën e rreth një milion eurove, të cilat ai pretendon se ka arritur ti siguroi në saje të kontakteve që i ka me autoritetet në Zvicërr. Ai thotë se bashkëpunëtorët e tij janë pritur keq nga autoritetet në Kosovë dhe se donacioni aktualisht po mbahet i bllokuar në Doganën e Kosovës.
Deklarata e plotë:
“Unë Mehmet Sopa, si mërgimtar dhe afarist që jetoj dhe veproj në Zvicërr, në kuadër të aktivitetit tim kam vijuar kontributin edhe në sferën e shëndetësisë. Duke parë gjendjen e rënduar nëpër spitalet e Kosovës, kam ndërmarrë një iniciativë për të siguruar paisje medicinale për shëndetësinë Kosovare. Përmes kontakteve të mia me autoritetet Zvicerrane, pas një punë të jashtzakonshme kam arritur që të sigurojë 73 shtretër medicinal të cilët do të shërbenin për pacientit në spitalin regjional të Gjilanit. Vlera e përgjithshme e këtyre shtretërve arrinë rreth 1 milion franga Zvicerrane.
Padyshim ky ishte një lajm tepër i gëzuar për mua. Kjo për faktin se u arrit të binden autoritet Zvicrrane që një donacion të tillë duhet ta drejtojnë për shëndetësinë në Republikën e Kosovës. Por, pas shumë angazhimeve të bëra në sigurimin e donacionit vie edhe pjesa tjetër e rrëfimit, në fakt dalin në pah dyshimet për keqpërdorim të detyrës dhe institucionit.
Përmes bashkëpuntorëve të mij kontaktova autoritetet në Kosovë, gjegjësisht spitalin regjional të Gjilanit për pranimin e donacionit.
Bashkëpuntorët e mi kanë takuar drejtorin e përgjithshëm të këtij Spitali Dr. Nisret Hajrullahu I cili që në telefonatën e parë kishte pritur bashkëpuntorit e mi në mënyrën më jo-njerëzore të mundur, sikur thuaja që ne do të kërkonim donacion prej tij dhe jo e kundërta. Pak e çuditshme dhe dyshuese.
Për të mos ju lodhur shumë me përbajtjen e përpjekjeve për të realizuar këtë donacion për spitalin e Gjilanit, dua të ju njoftoj se akoma ka ngelur sikur peng dhe shtretërit momentalisht po qëndrojnë në doganën e Kosovës.
Kjo është republika jonë!
Në fund, dua të falënderoj për përpjekjet e tyre për realizimin e këtij aktivitetit z. Arbër Ismajli – Nënkryetar I Komunës së Gjilanit dhe Drejtorin Klinik Dr. Ukshin Ismajli gjithashtu bashkëpuntorët e mi z. Riad Elezi dhe Refik Ramadani për angazhimin e tyre të parezervë”, ka shkruar Sopa në deklaratën e tij dërguar mediave. /Gazeta inFokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…

Të tjera