Lajme

Skandaloze: Dekanja Suzana Manxhuka shkel statutin e UP-së, pritet kallëzim penal ndaj saj (Video)

Autori: Gazeta inFokus 22:15 | 08 June 2017

Dekanja e Fakultetit të Mjekësisë duke dashur që t`ia vazhdojë mandatin edhe pas pensionimit mikut të saj të ngushtë, profesor Emrush Kryeziut, i cili nuk i plotëson kushtet e konkursit (ku vet ajo e pranon siç shihet në incizimin e mbledhjes së Këshillit nga Kallxo.com), për herë të dytë ushtron ndikimin e saj në Këshillin e Fakultetit të Mjekësisë që të mos aprovohet propozimi i Komisionit Recensues që ass.dr.sci. Venera Berisha-Muharremi të zgjidhet në pozitën e prof.asistentes duke e dëmtuar haptazi të njëjtën.

Përndryshe, në fakultetet tjera personat para pensionimit nuk kanë konkuruar fare pasi që atyre automatikisht iu vazhdohet mandati deri në përfundim të vitit akademik duke mos iu dhënë kjo e drejtë e konkurimit fare.

Por shkeljet statutare të dekanes Manxhuka, ka reaguar edhe Organizata ORCA e cila përmes një shkrese dërguar rektorit Marian Demaj shpreh shqetësimin e tyre për shkeljet e dekanes dhe prêt që Rektorati të marrë masa ndaj saj.

-Advertisement-

Kurse, kandidatja Venera Berisha-Muharremi ishte e vetmja e cila i plotësoi të gjitha kushtet e parapara me statutin e UP-së për pozitën e prof.ass, duke pasur notën mesatare 9.50, doktoraturë në Universitetin e Zagrebit, punime të mjaftueshme shkencore, monografi të botuar në Gjermani, përvojë 13 vjeçare si asistente në këtë fakultet dhe e para subspecialiste e mjekësisë interne-endokrinologe në Kosovë.

I kontaktuar, avokati i saj Artan Qerkini ka theksuar se është autorizuar nga doktoresha Venera që të ushtrojë kallëzim penal ndaj dekanes për shkak të veprës penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”, nga neni 422 paragrafi 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera