Lajme

Skandali zgjerohet, udhëheqësit e opozitës dhe gazetarë po përgjohen nga qeveria

Autori: Gazeta inFokus 12:34 | 30 June 2017

Një ditë më parë në Meksikë është zgjeruar një skandal i madh përgjimi. Kjo u konfirmua edhe nga disa ekspertë, të cilët shtojnë se udhëheqës të lartë të opozitës vendit së bashku me gazetarë dhe avokatët e të drejtave të njeriut janë vënë në shënjestër nga spiunimi përmes teknologjisë së lartë, të shitura këto ekskluzivisht tek qeveritë.

Ndërkohë një kompani vëzhguese me bazë në Kanada, “Citizen Lab” konfirmoi se programi i mbikëqyrjes është shitur vetëm te qeveria e Meksikës.

Më herët, kjo kompani tha gjithashtu se 12 gazetarë dhe avokatë të të drejtave të njeriut ishin vënë nën shënjestër të përgjimeve.

-Advertisement-

Personat që janë nën përgjim morën mesazhe me lidhje me të njëjtin “malware”, të cilat, kur aktivizoheshin, u lejojnë personave të trete akses në distancë mbi të dhënat në telefon, si dhe aktivizojnë kamerën dhe mikrofonin e tij./Shekulli Online/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera