Lajme

Skandali i mishit, dhjetra të arrestuar në Spanjë

Autori: Gazeta inFokus 09:43 | 18 July 2017

Policia spanjolle arrestoi dhe akuzoi 65 persona për organizimin e një rrjeti të gjerë kriminal në të gjithë kontinentin që tregtonte mish kali nga kafshë në gjendje të keqe, të plakura, ose thjesht të konsideruara të papërshtatshme për kosnum.

Roja civile në Spanjë, në bashkëpunim me Europolin paditën individët e arrestuar për abuzim kafshësh, falsifikim dokumentash, pengim të drejtësisë, krime kundër shëndetit publik, pastrim parashë dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Hetimi është i lidhur me skandalin e mishit të kalit në vitin 2013, kur autoritetet në Irlandë zbuluan se 10 produkte hamburgeri nga 27 kishin ADN kali. Në një shembull të zbuluar tek Tesco, zinxhiri më i madh i supermarketeve në Britani, mishi i kalit përbënte 29 përqind të hamburgerit, ndërsa në Francë u gjetën produkte që cilësoheshin si biftek viçi, por që përmbanin deri në 60 përqind mish kali.

-Advertisement-

Hetimi i fundit i Spanjës dhe Europolit shqyrtoi edhe trafikimin e mishit të kalit në Europë, duke zbuluar një qytetar holandez që u cilësua si kreu i operacionit. Sipas autoritetete, ai drejtonte një organizatë që therte kuaj të papërshtatshëm për konsum në dy thertore në Spanjë dhe më pas mishi dërgohej në Belgjikë pas falsifikimit të dokumentave.

Pas analizave në dy thertoret në Spanjë u zbulua se ky mish jashtë standardeve dërgohej kryesisht jashtë vendit. Operacione policore u zhvilluan edhe në vende të tjera në kuadër të këtij hetimi si në Francë, Portugali, Itali, Rumani, Zvicër dhe Britaninë e Madhe.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera