Skandali me llogaritë në Facebook, eksperti zbulon se janë vjedhur të dhënat e mbi 500 mijë shqiptarëve
Autori: Gazeta inFokus
10:36 | 08 April 2021
Të dhënat personale, si emër, atësi, mbiemër, ditëlindje, adresë poste elektronike (e-mail), e deri tek numrat e telefonit të më shumë se gjysmë milioni shqiptarësh kanë përfunduar falas në tregun e zi të internetit.
Informacionet personale janë grumbulluar para më shumë se 2 vitesh, kur Facebook pranoi se kishte një problem me sigurinë, por ky rast tregon sesa shumë informacion grumbullon Facebook nga klientët e tij.
Në rastin e Shqipërisë, janë fiks 506 mijë e 602 përdorues të rrjetit social më të madh në botë, të dhënat e të cilëve janë grumbulluar nga hakerat dhe më pas kanë përfunduar në tregun e zi të internetit.
Një pjesë të mirë të tyre, sipas platformës “The Hacker News”, e njohur për këshillat dhe ekspertizën që jep në fushën e mbrojtjes kibernetike mund t’u jenë zbuluar edhe të dhëna të ndjeshme, siç është numri i telefonit.
I ftuar në “Wake Up”, Brenton Bënja nga “GeekRoom.al” bëri të ditur se gjithçka u zbulua të shtunën dhe nga ky skandal i madh janë prekur edhe shqiptarë.
“Gjithçka në fakt shpërtheu këtë të shtunë, kur Alon Gal, i cili është një monitorues të dhënash online, publikoi në Twitter se 503 milionë llogari të përdoruesve të Facebook janë bërë publike në ‘dark web’.
Në fakt, paralajmërimi i tij i parë nisi që në janar, por atëherë nuk dihet se për çfarë të dhënash bëhej fjalë.
Dihej vetëm që këto të dhëna po shiteshin në Telegram. Tani gjithçka është bërë publike, tani gjithçka dihet që emri, mbiemri, atësia, ditëlindja, vendlindja, statusi civil, vendbanimi dhe çfarë është më shqetësuese adresa e e-mail dhe për pjesën më të madhe edhe numri i telefonit, janë bërë publike.
Shpeshherë Shqipëria nuk përfshihet nga këto mega-skandale, sepse ndoshta nuk ka interes. Megjithatë, në këtë rast flasim për 106 shtete të prekura dhe sigurisht në këtë rast do të bënim pjesë. Janë 506 mijë llogari të shqiptarëve që janë prekur”, tha ai.
Të tjera
-
Edhe ky shtet ndalon plotësisht përdorimin e vaksinës AstraZeneca
Danimarka ka ndaluar imunizimin përmes vaksinës AstraZeneca-Oxford kundër kor...
-
Emërohet zëdhënësja e Qeverisë së Republikës së Kosovës
Qeveria e Republikës së Kosovës nga sot do të ketë dy zëdhënës. Kryeministri,...
-
Përfaqësues të disa shteteve i shkruajnë Vjosa Osmanin
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pranuar sot telegrame ur...
-
Atifete Jahjaga me mesazh për Shefqet Krasniqin, publikon dy fotografi
Atifete Jahjaga publikon dy fotografi: Në krye të odës dhe në krye të shtetit...
-
‘Gratë e kanë vendin në kuzhinë’ – Qytetarja i kundërpërgjigjet me një fotografi Shefqet Krasniqit
Kaltrina Ibishi një qytetare e Kosovës përmes një postimi në llogarinë e saj ...
-
Zemaj kritikon Arben Vitin për menaxhimin e pandemisë
Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka kritikuar Qeverinë e Kosovës për...
-
“Jam krenar për ty”, Albulena Haxhiu pranon letër mirënjohje nga djali i saj
Ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun, e priti një dhuratë e bukur, pas nj...
-
Blerta Deliu i përgjigjet Shefqet Krasniqit: E bëra darkën, dola në konferencë, erdha në emision
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu-Kodra, i është kundë...
-
“Duhet të kërkojë falje”, edhe hoxhallarët kundër deklaratës së Shefqet Krasniqit për gratë
Hoxhë Shefqet Krasniqi, profesor në Fakultetin e Studimeve Islame, duke komen...
-
Degradohet drejtori i Departamentit të Shërbimeve Mbështetëse i Policisë së Kosovës, Hamdi Hyseni
Tjetër largim ka ndodhur sot brenda Policisë së Kosovës në kuadër të reformav...
-
Oda e Hotelerisë nesër dorëzon kërkesë që dasmat të mbahen me 250 persona
Oda e Hotelerisë dhe Turizmit të Kosovës (OHT), do të bëjë kërkesë që me 10 q...
-
Albin Kurti emëron edhe një zëvendësministër
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka emëruar sot Bardhyl Dob...