Sport

Skandali i kurdisjeve/ “FFK do të koordinohet me UEFA-n dhe organet tjera ndërkombëtare për hetimin e këtij rasti”

Autori: Gazeta inFokus 12:03 | 24 February 2023

Federata e Futbollit të Kosovës ka njoftuar se Komiteti Ekzekutiv në mbledhje e sotme ka shqyrtuar raportimet lidhur me dyshimet për kurdisje të ndeshjeve në futbollin kosovar, shkruan Gazeta Infokus.

Përmes një komunikate për media nga FFK kanë thënë se Komiteti Ekzekutiv ka ndërmarrë menjëherë masat e nevojshme për ta hulumtuar rastin dhe për ta adresuar atë në mënyrë urgjente tek organet kompetente.

“KE i FFK-së e ftoi në raportim zyrtarin për Integritet të Garave dhe i njëjti vuri në pah se në vazhdimësi i ka raportuar të gjitha çështjet dhe parregullsitë potenciale tek Këshilli për Parandalimin e Dhunës dhe dukurive tjera negative në sport, si organ kompetent në Republikën e Kosovës që merret me dukuritë negative. Zyrtari për Integritet të Garave e njoftoi KE-në se në vazhdimësi ka qenë në kontakt edhe me zyrtarët e UEFA-s dhe për çdo parregullsi e ka informuar Këshillin e lartpërmendur dhe nëse ka pasur nevojë edhe organet disiplinore”, thuhet në komunikatë.

-Advertisement-

Gjithashtu, thuhet se Federata e Futbollit të Kosovës do të koordinohet me UEFA-n dhe organet tjera ndërkombëtare për hetimin e këtij rasti.

Derisa thuhet se do të merren masa të nevojshme ndaj klubeve apo individëve të përfshirë në parregullsitë eventuale.

Ndërkaq, lidhur me këtë rast janë deklaruar edhe nga Prokuroria Themelore në Prishtinë të cilat kanë konfirmuar se janë duke i trajtuar këto raste.

E për shkak të integritetit të procesit në të cilën gjenden këto raste, nga kjo prokurori kanë thënë se nuk mund te jepen më shumë detaje.

“Duke u nisur nga shkrimet e publikuara ditëve të fundit në portalet vendore, lidhur me rastet e kurdisjeve të ndeshjeve futbollistike kosovare, Prokuroria Themelore në Prishtinë njofton opinionin publik se, është duke i trajtuar këto raste, andaj për shkak të integritetit të procesit në të cilën gjenden, nuk mund të japim detaje të tjera për opinionin e gjerë”, thuhet në komunikatën e prokurorisë./Gazeta Infokus/

Ndeshja e Llapit me juniorët e Feronikelit dyshohet se përfshihet në skandalin e katër ndeshjeve të kurdisura

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera