Sport

Skandali i basteve, Aston Villa del me reagim zyrtar dhe zbulon vendimin për Zaniolon

Autori: Gazeta inFokus 14:52 | 20 October 2023

Skandali i përfshirjes së Nicolo Zaniolos në baste vendosi në dyshim faktin nëse sulmuesi italian do të luante këtë fundjavë me Aston Villa-n apo jo.

Në një moment kur ende nuk është dhënë një penalizim zyrtar për Zaniolon, klubi i Premier League ka vendosur që ta ketë sulmuesin në ekip për ndeshjen e së shtunës kundër West Ham.

Në një deklaratë për mediet, Aston Villa bën me dije se Zaniolo është stërvitur rregullisht me skuadrën dhe se është i gatshëm për ndeshjen e fundjavës nga “The Hammers”.

-Advertisement-

“Aston Villa mund të konfirmojë se Nicolo Zaniolo po ndihmon Federatën Italiane të Futbollit (FIGC) dhe autoritetet përkatëse në hetimin e aktiviteteve të supozuara të paligjshme të basteve. Lojtari është takuar gjithashtu me drejtuesit e lartë të klubit. Zaniolo po stërvitet rregullisht me ekipin e parë dhe është në dispozicion për përzgjedhje përpara ndeshjes së kësaj fundjave kundër West Ham United. Asnjë koment tjetër nuk do të bëhet nga klubi gjatë këtij procesi në vazhdim”-njofton Aston Villa.

Nicolo Zaniolo ashtu si edhe Sandro Tonali, tashmë pjesë e klubeve të Premier League, janë në hetim nga autoritetet italiane për baste sportive të vendosura në kohën kur të dy lojtarët luanin në Serie A, ndërsa ende nuk është marrë një vendim për penalizimet që do t’u vendosen si ish-sulmuesit të Romës ashtu edhe ish-mesfushorit të Milanit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit
-Advertisement-

Të tjera