Skandalet më të mëdha të yjeve të shoubizit ndërkombëtar në vitin 2017
Autori: Gazeta inFokus 09:25 | 02 January 2018
Viti i kaluar llogaritet si një nga vitet me më së paku skandale. Kishte shumë yje që arritën të futen në kryetituj, e shumë të tjerë që humbën adhurues për shkak të problemeve që ata shkaktuan.
Viti 2017 ishte një tjetër vit i çmendur për yjet e shoubizit ndërkombëtar.
Këtë vit shumë yje u akuzuan për krime e shumë të tjerë edhe u arrestuan. Më pas kishte edhe yje që ishin viktima të krimit.
Telegrafi ka listuar skandalet më të mëdha të shoubizit ndërkombëtar për vitin 2017.
Mel B akuzon Stephen Belafonten për abuzim
Mel B ka kërkuar divorcin nga bashkëshorti i saj në mars të vitit 2017 dhe shpejt gjërat u bënë edhe më keq. Një breshëri plumbash kaploi shtëpinë 9 milionë dollarëshe të Belafontes. Policia besoi se ai kishte armë dhe për këtë e vuri në kërkim.
Mel B vetëm dy ditë pas kësaj ngjarje e akuzoi edhe për abuzim gjatë martesës. Ajo pohoi se ai seksualisht e ka keqtrajtuar dhe e ka vënë në presion për të bërë treshe me femra tjera. Ajo pohoi se lëndimet që i ka pasur nga abuzimet kanë qenë aq të këqija sa që ajo ka pasur momente të këqija gjatë filmimit të X Factor. Mel B po ashtu pohoi se Belafonte e telefononte dhe e fyente në mënyrë racore. Ajo thotë se ka ndikuar kaq keq te ajo sa që ka dashur të bëjë vetëvrasje.
Belafonte tha se ishte i shokuar nga këto akuza dhe beson se ajo po inskenon për ta nxjerrë njeri të keq. Urdhri i fundit i gjykatës ishte që ai të qëndrojë larg prej fëmijëve të saj dhe vet asaj.
Harvey Weinstein akuzohet për abuzim seksual nga 50 femra
Producenti i filmave është një prej njerëzve më të falënderuar në ceremonitë Oscar dhe fuqia e tij në Hollywood ka qenë e madhe. Por, krejt kjo ka ndryshuar kur New York Times ka publikuar një artikull duke detajizuar historinë e tij të abuzimeve seksuale të femrave.
Pas këtij raproti shumë aktorë dhe njerëz të tjerë janë shprehur për këtë. Weinstein dha dorëheqje nga kompania që ai vet themeloi dhe shkoi në rehabilitim. Sidoqoftë, një zëdhënës ka thënë se mohon raportimet duke deklaruar se nuk ka ekzistuar marrëdhënie seksuale pa dëshirë të përbashkët. Skandali bëri që shumë njerëz tjerë të hapen dhe të flasin për abuzimet seksuale.
50 Cent tentoi të grushtonte një fanse në koncert
Reperi po performone në The Lox kur gjërat filluan të bëhen keq. Ai hyri në turmë kur një femër tentoi që ta shmangte atë nga skena, sipas TMZ. Ai besohet se përdori grushtin për ta larguar atë prej tij.
Gjëja e mirë është se ky problem menjëherë është adresuar dhe zgjidhur. Ai ftoi fansen në skenë gjatë koncertit dhe i kërkoi falje e u ndanë në mënyrë paqësore.
Chris Brown dhe Lil Wayne hetohen për lidhjet me diler droge
Dy performuesit raportohet të jenë përsfhirë në një hetim federal të drogës për shkak të lidhjes së tyre me producentin muzikor, Harrison Garcia. Garcia besohet t’u ketë shkruar njerëzve mesazhe për drogë për dy reperët.
Garcia dërgoi një fotografi të një depozitë prej 15 mijë dollarësh nga Chris Brown, sipas TMZ.
Në drogat e përmendura përfshihen narkotikë, si kokainë.
Kendall Jenner merr pjesë në një reklamë kontraverse të Pepsit
Modelja u përfshi në kampanjën e saj të Pepsit e cila u godit nga ngjarjet kontraverse. Në reklamë, ajo sheh një protestë, teksa ndalet për të bërë fotosesion. Më pas ajo ndalet për t’u bashkuar në protestë dhe udhëheqë protetën. Reklama përfundon me Kendallin që ja ofron një Pepsi një polici që bëri kordonin e protestës.
Reagime publike u ngritën me Kendallin që u përmend të ishte kundër policisë dhe Pepsi kundër brutalitetit policor.
Pas reagimeve të shumta, reklama u largua dhe Pepsi kërkoi falje. Kompania i kërkoi falje edhe Kendall jennerit. Më pas, Jenner kërkoi falje pse e bëri këtë reklam.
Publikimi i fotove nudo të Amanda Seyfried
Duket thua se njerëzit po thyejnë privatësinë e yjeve duke publikuar foto nudo të tyre. Kjo i ka ndodhur Amanda Seyfriedit dhe bashkëshortes së saj, sipas Jezebel.
Ekipi i Seyfried ka dëguar një letër kërcënuese në drejtim të uebfaqes Celeb Jihad, në mënyrë që të largohen fotot sipas TMZ.
Nick Cannon largohet nga America’s Got Talent për shkak të një shakaje
Ish-nikoqiri i America’s Got Talent ka bërë nëj shaka në stand upin e tij special, “Stand Up, Don’t Shoot” ku ai bëri një shaka “pa kripë”.
Nick Cannon besohet se është kërcënuar nga producentët me largim pas shakasë, e kështu ai vet u largua nga ky angazhim. Ai më pas ka shkruar në Facebook duke sqaruar pse e bëri këtë shaka, teksa tha se më shumë se milionat për të ka vlerë morali personal.
Justin Bieber goditi me kokë dikë
Pop ylli ka goditur një burrë para festës në prag të Grammyt, raportoi TMZ. Incidenti filloi kur Bieber pretendoi një rrahje të rrejshme me një shok të tij dhe dikush filloi të regjistronte me telefon. Më pas këngëtari kërkoi nga personi që të largojë videon, por ai refuzoi. Më pas Bieber e goditi me kokë në gjoks.
Ky incident u hetua edhe nga policia.
Karrueche Tran fiton një proces ndj Chris Brown
Chris Brown dhe Karrueche Tran kanë qenë të ndarë për një kohë, por drama nuk ka përfunduar. Ajo detajizoi abuzimet e Chris Brown dhe në shkurt 2017 fitoi një proces gjyqësor ndaj tji. Ajo pohoi se këngëtari u ka thënë disa njerëzve se dëshironte ta vriste.
Ajo tha se Chris e goditi dy herë edhe në stomak dhe e ka gjuajtur nga shkallët kru ata ishin ende në lidhje. Tash që është kryer procesi, Brown është urdhëruar që të qëndrojë së paku 100 metra larg nga ajo, vëllai dhe nëna e saj.
Të tjera
-
Arifi: Kanë filluar pipat e propagandës elektorale të LVV nëpër rrjete sociale
Ish-diplomati Avni Arifi, parashikon se Vetëvendosja do të zvhillojë fushatë ...
-
Ciolacu prin në zgjedhjet presidenciale të Rumanisë, sipas sondazheve
Kandidati i Partisë Social-Demokrate për president të Rumanisë, Marcel Ciolac...
-
Gërvalla nderon heronjtë, Sabahate Tolaj dhe Isuf Haklaj në 21 vjetorin e vrasjes së tyre
Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka përkujtuar zyrtarët e poli...
-
Hoxhaj nesër nderohet me titullin “Doctor Honoris Causa”
Nesër pritet që nënkryetarit të Kuvendit Enver Hoxhaj, t’i jepet titulli “Doc...
-
Qalaj thotë se në veri po hyjnë armë nga Serbia
Për tri ditë radhazi Policia e Kosovës në aksionet e saj në Zveçan, Zubin Pot...
-
Skandaloze: Shkëlzen Gashi i quan mediat organizata kriminale, e gazetarët kriminelë
Analisti Shkëlzen Gashi ka lëshuar një deklaratë skandaloze për mediat dhe ga...
-
Shkuarja në zgjedhje me VV-në, Meta: Gërvalla e Peci vendosën për interes të tyre, jo të partisë
Deputeti nga Lista “Guxo”, Burim Meta ka qenë i ftuari i radhës në “Reel Talk...
-
Konjufca e pret nesër homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca nesër e pret në takim homologun e tij nga...
-
Dyshohet se vrau gruan e tij Gjyljeta Ukellën, Edmond Lajçi nuk tentoi kurrë t’i takojë fëmijët
Për një vrasje që ndodhi në prill të këtij viti, tek këto ditë u ngrit aktaku...
-
Vonesa në regjistrimin e veturave me targa “RKS” në Leposaviq
Targa RKS nuk janë parë ndonjëherë më shumë në komunën e Leposaviqit. Megj...
-
Ekspertët thonë se zbutja e varfërisë mund të zbusë krizën e migracionit
Ekspertët thonë se varfëria dhe uria janë faktorët kryesorë që shkaktojnë kri...
-
Haziri për presidenten Osmani: E tepërt të diskutohet rikthimi në parti politike
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka hedhur poshtë ...