Skandalet seksuale s’kanë të sosur në Kolumbi. Pas femrave, radha e arbitrave
Autori: Gazeta inFokus 13:40 | 14 March 2019
Bota e futbollit në Kolumbi po vuan disa skandale seksuale radhazi, që kanë tërhequr vëmendjen më shumë sesa rezultatet e këtij vendi në arenën ndërkombëtare.
Një çështje kontroverse ka shpërthyer këtë javë mes arbitrave. Nën akuzë ka përfunduar ai që cilësohet “bilbili” më i mirë i Amerikës së Jugut, e një prej gjyqtarëve më të vlerësuar globalisht nga FIFA, Oscar Julian Ruiz.
Ky i fundit akuzohet nga disa kolegë në vendin latin për ngacmime seksuale dhe presione për të marrë favore. Harold Perilla e Carlos Chavez janë vetëshpallur viktima të vëmendjes së veçantë, nga ana e arbitrit më të famshëm në futbollin kolumbian.
“Më ngacmonte vazhdimisht që prej vitit 2007 dhe deri në momentin që vendosa të lë këtë sport. Ruiz thoshte se mund të më çonte larg në karrierë, pasi kishte shumë fuqi dhe mund të vendoste se cilët arbitra do të përfaqësonin vendin në turne të mëdhenj”, tha Harold Perilla, arbitër futbolli.
Në Kolumbi, kohët e fundit ka ndodhur thuajse gjithçka, që ka larguar vëmendjen nga fusha e futbollit. Ka pasur akuza të rënda për ngacmime seksuale dhe përdhunime edhe në kombëtaren e futbollit të femrave, si dhe në atë të 17-vjeçareve.
Por, skandali më i fundit ka bërë bujë. Oscar Ruiz, arbitri që ka drejtuar më shumë ndeshje se çdokush tjetër në Kupën Libertadores, plot 106 të tilla, detyrohet tani të shfajësojë veten nga akuzat e rënda të kolegëve, dhe përpara të rinjve që aspirojnë të bëhen gjyqtarë futbolli.
Të tjera
-
Putin: Sikur Trumpi të kishte qenë president, ndoshta edhe nuk do të kishte lụftë
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ka thënë se pushimi i Ukrainës ka mund t...
-
Kremlini: Ulja e çmimit të naftës nuk do të ndikojë në ndalimin e lụftës në Ukrainë
Kremlini ka deklaruar të premten se marrëveshja për ndalimin e luftës në Ukra...
-
Gjobitet shoferi që ngiste veturën në anën e kundërt në autostradën “Arbën Xhaferi”
Gjatë ditës së djeshme u postuan pamje nga vozitja e një shoferi në autostrad...
-
Mergim Lushtaku kategorik kundër martesave mes gjinisë së njejtë, mori mbështetje edhe nga përkrahës të VV-së
Njëri ndër personat më të zëshëm kundër martesave mes gjinisë së njejtë në Ko...
-
Tahiri për tubimin e AAK në Mitrovicë: S’mund të flasim për këtë qytet, pa e përmendur faktin se Haradinaj e bëri Trepçën me status
Kandidati për deputet i AAK-së, Besnik Tahiri, ka shkruar për tubimin që part...
-
Trump: Bllokimi i urdhrit për marrjen e shtetësisë përmes lindjes do të apelohet
Urdhri ekzekutiv i Presidentit Donald Trump, që synon të ndryshojë të drejtën...
-
Zyrtarizimi i emisarit të ri për dialogun Kosovë-Serbi, nga Brukseli thonë se të hënën do të bëjnë “deklaratë të detajuar”
Këshilli i Bashkimit Europian të hënën e ardhshme do të miratojë vendimin e P...
-
“Jeta ka qenë shiriti më i mirë i zi në këtë shkollë”- Momenti kur Lumir Abdixhiku, befason me fjalët për Jeta Rafunën
Kandidatja me numrin 45 nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Jeta Raf...
-
Dervishaj: Edhe Polaci i Skenderajt mundet 77 herë më mirë
Kandidati për deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Dervishaj ka v...
-
Kolgeci: Nder i madh të bashkëbisedoj me liderin e vërtetë të paqes dhe drejtësisë, mikun e përhershëm të shtetit tonë, ambasadorin William Walker
Kandidati për deputet nga LDK, Selman Kolgeci, ka takuar sot ambasadorin Will...
-
Trump-bizneseve botërore: Investoni në ShBA ose paguani tarifa
Presidenti Donald Trump shpalosi qasjen e tij ndaj investimeve të huaja në ta...
-
Haradinaj tubim zgjedhor në veri: Mitrovica nuk është vetëm
Koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët-Forumi Intelektual E30-Ideal, këtë të pre...