Rozë

Skandalet seksuale për pak ia morën jetën, por mbijetoi – (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 14:14 | 07 February 2018

Sofia Jamora me të drejtë konsiderohet si njëra nga modelet më seksi në botë. Karrierën e ka filluar duke reklamuar bikini për një kompani lokale në Westlake. Ajo ishte duke ndjekur një shou televiziv në publik kur ishte kontaktuar nga një zyrtar i kompanisë ‘Frankies Bikinis’ dhe i ishte propozuar që të bënte një seancë fotografimi në bikini, transmeton Zeri.info.

Image

Ky ishte çelësi që ajo të depërtonte në botën e modelimit. Ajo shumë shpejt kishte nënshkruar kontratë me njërën nga agjencitë më të mëdha të modës në botë, ‘Next Models’.

Image

Falë trupit të saj seksi dhe gjatësisë prej 170 centimetrave, por edhe bukurisë ekzotike, ajo shumë shpejt kishte bërë emër në botën e modelimit. Mirëpo, nuk ishte vetëm modelimi ai me të cilin bukuroshja kishte rënë në sy të publikut. Si shumicën e modeleve të njohura, edhe ajo e kishte të pamundur t’u shmangej skandaleve.

-Advertisement-

Image

Fillimisht, asaj i ishin vjedhur foto private, të cilat ajo i kishte realizuar për të dashurin e saj të atëhershëm dhe më pas ishin publikuar në internet. Këto foto ishin aq kontroverse dhe të nxehta, sa ajo kishte marrë oferta nga produksione të filmave pornografik, për t’u paraqitur në filma erotik.

Image

Mirëpo, edhe përkundër ofertave që kapnin shifrat milionëshe, ajo kishte refuzuar. Mirëpo, ajo në vend të kësaj, kishte realizuar një film privat të seksit me të dashurin e saj, i cili po ashtu ishte vjedhur dhe ishte nxjerrë në shitje.

Image

Mirëpo, falë avokatëve të saj, ajo kishte arritur ta bllokoj publikimin e tij, ndërsa personat përgjegjës ishin arrestuar, përfshirë edhe të dashurin e saj i cili ishte pjesë e filmit, shkruan më tej zeri.info.

Image

Të gjitha këto skandale, kishin bërë që ajo të lëshohej në konsumimin e drogës dhe alkoolit, çka për pak sa nuk ia mori jetën. Në dy raste ajo kishte mbidozuar me qetësues të ndryshëm, por ishte shpëtuar nga mjekët.

Image

Vetëm pasi ishte njohur me të dashurin e tanishëm Spencer Mow, ajo kishte filluar ta marrë veten dhe të kthehet sërish në binarët e duhur. Ajo sot në rrjetet sociale ka miliona përkrahës, sidomos në Instagram, ku ajo poston vazhdimisht foto të nxehta.

Image

Ajo vetëm nga publikimi i fotove dhe postimeve tjeera, fiton miliona dollarë në vit, ndërsa është njëra nga modelet më të kërkuara për reklamimin e të brendshmeve seksi dhe kostumeve të larjes.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova
-Advertisement-

Të tjera