Lajme

Skandal në Gjilan, voton edhe një i vdekur (Video)

Autori: Gazeta inFokus 14:48 | 11 June 2017

Një qytetar gjilanas ka treguar se në listën e votuesve ka parë edhe emrin e një kushëriri që ka vdekur dy dekada më parë.

Gani Robelli tregoi për KALLXO.com se kur shkoi të votonte, në listën e votuesve e pa edhe emrin e kushëririt të tij, Shaipit.

“E kam gjet emrin e Shaip Robellit, edhe ishte i nënshkruar. Shaipin e kam djalë të mixhës. Ai ka vdekë në vitin 1996”, tha Gani Robelli.

-Advertisement-

Gani Robelli tha se ka pyetur pse është emri i tij dhe kush ka nënshkruar, por aty i kanë thënë se ka mundur ta nënshkruajë ndokush gabim, se e ka ngatërruar ndokush rubrikën.

I pyetur nga KALLXO.com se mos ka mundësi të ketë qenë ndonjë Shaip Robelli tjetër, Ganiu tha se kjo nuk është e mundur sepse “Na Robellët asnjë nuk e kemi emrin e njëjtë“.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova vazhdon përkushtimin ndaj gjithëpërfshirjes duke dhuruar një furgon për të mbështetur fëmijët me nevoja të veçanta
-Advertisement-

Të tjera