Sport

Skandal në Bundesligë: Trajneri qëllon me shishe lojtarin në dhomat e zhveshjes pas përfundimit të pjesës së parë

Autori: Gazeta inFokus 22:19 | 05 January 2021

Gazeta e madhe gjermane “Bild” ka zbuluar një skandal të madh që ndodhi në Bundesligën e Gjermanisë me 20 dhjetor të vitit që lamë pas.

Skandali i takonte ndeshjes Hertha – Freiburg në kuadër të Bundesligës, ku trajneri i Herthas, Bruno Labbadia, i pakënaqur me lojën e sulmuesit Mathesu Cunha e qëlloi atë me një shishe qelqi e cila përmbante vaj masazhesh.

Labbadia dyshohet se hyri në dhomën e zhveshjes dhe menjëherë sulmoi Cunhan, të cilin më pas e zëvendësoi, derisa pas ndeshje deklaroi:

-Advertisement-

“Ai nuk ishte fare i pranishëm në ndeshje, i shqetësoi shokët e tij të skuadrës dhe nuk i ndihmoi ata”, ka thënë Labbadia.

Në anën tjetër Cunha e ka konsideroi gjuajtjen me shishe të papranueshme dhe një sulm ndaj personalitetit të tij.

Skuadra nga Berlini është në vendin e 12-të pas 14 ndeshjeve të luajtura dhe rrezikon mbijetsën. /Zeri.info/

Image

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Artmotion vjen me Super Zbritje – Mos e humb!
-Advertisement-

Të tjera