Lajme

Skandal: Ministrja e Mustafës shfrytëzon buxhetin e shtetit për fushatë

Autori: Gazeta inFokus 18:09 | 22 May 2017

Bajrami shfrytëzon buxhetin e shtetit për fushatë, ndanë 700 mijë euro për komunat e LDK-së

Ani pse zyrtarisht nuk ka filluar, këto ditë janë fushatë. Dhe duket se partitë, sidomos ato në pushtet, po shfrytëzojnë çdo mjet për të përcjellë mesazh se punojnë dhe investojnë në të mirë të vendit.

Ministrja e Tregtisë, Hykmete Bajrami, ka zgjedhur këto ditë që të ndajë fonde për komunat që udhëhiqen nga LDK’ja. Vetëm sot ajo ka nënshkruar dy marrëveshje përmes të cilave ndanë fonde nga buxheti i shtetit për Lipjanin dhe Suharekën, shkruan gazetametro.net.

-Advertisement-

Në Suharekë, Bajrami dhe kryetari Sali Asllanaj, nënshkruan marrëveshjen për bashkëfinancimin e projektit për ndërtimin e Zonës Ekonomike në Shirokë të Komunës së Suharekës.

Vlera e investimit në këtë projekt për vitin 2017 është 391,071.29 euro, ku prej kësaj shume MTI kontribuon me 345,000.00 euro ndërsa Komuna e Suharekës me 46,071.29 euro.

Në Lipjan ndërkaq Ministria e Tregtisë me Komunën e Lipjanit, do të bashkëfinancojnë me 385 000 Euro ndërtimin dhe funksionalizimin e Zonës Ekonomike në Kërqevë të Lipjanit.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera