Skandal me Ernest Muçin? Ish-trajneri i skuadrës britanike flet për yllin e Kombëtares: Ne na kërkuan 4 milionë euro, Besiktasi e bleu për…
Autori: Gazeta inFokus 09:57 | 06 December 2024
Transferimi i futbollistit të Kombëtares shqiptare, Ernest Muçit në radhët e Besiktasit vazhdon të prodhojë polemika të shumta në Turqi.
Klubi turk, i cili ka probleme financiare, akuzohet se ka paguar shumë mbi vlerën për kartonin e sulmuesit shqiptar, në momentin kur e transferoi atë për 10 milionë euro nga Legia në Poloni shkurtin e këtij viti.
Situata së fundmi është bërë më e komplikuar pas deklaratave të lëshuara nga Erol Bulut, trajneri turk i cili ka qenë në drejtimin e klubit të Cardiff City.
Uellsianët, të cilët janë pjesë e Championship, ishin mes atyre që kërkonin Muçin, siç tregoi vetë ish-tekniku për mediat turke, por zbuloi se kërkesa që Legia kishte për ta, ishte shumë më e ulët.
“Ernest Muçi ishte një transferim që po merrja në konsideratë te Cardiff. Kur ne pyetëm, na thanë që vlera e tij mund të ishte rreth 4 milionë euro. Unë u çudita në atë periudhë, kur për ne thanë se ishte 4 milionë euro, por ai shkoi te Besiktas për 10 milionë euro. Kjo gjë ndodhi në merkaton e dimrit të vitit të kaluar.
Meqë ne kishim një bllokim të merkatos, klubi nuk mundi ta hapte. Ne nuk kishim mundësi ta bënim transferimin gjithsesi”, shpjegoi Bulut për mediat e huaja.
Aktualisht Ernest Muçi është jashtë ekipit për shkak të një dëmtimi dhe ka humbur dy ndeshjet e fundit. Në muajin janar hapet edhe merkatoja dhe nuk dihet nëse do të ketë një lëvizje për fantazistin, por gjithçka varet edhe nga presidenca që do të marrë kontrollin e Besiktasit, me zgjedhjet që do të bëhen pas një muaji.
Të tjera
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Gjatë natës sonte në disa zona të Kosovës nganjëherë priten intervale të ...
-
Një i lënduar nga aksidenti tek Liqeni i Badocit, e përfshirë një veturë
Një person është lënduar nga aksidenti që ka ndodhur në rrugën që kalona ...
-
Letra rrëqethëse e mërgimtarit i cili vendosi të kthehet në Kosovë
“Kosovë tanimë është koha të të kthejë gjithqka çfarë më ke dhënë, ti je toka...
-
Aksident tek Liqeni i Badovcit, dyshohet se ka rënë një veturë
Një aksident i rëndë dyshohet se ka ndodhur në rrugën përreth Liqenit të ...
-
Ankesa për tarifat, Termokos: Nuk ka ngritje të çmimit për ngrohje
Shqetësimet dhe pretendimet se çmimi i faturave për ngrohje nga Termokosi për...
-
“Patentë shoferi për 1000 Euro”, skandali i shitjes së tyre nga zyrtarët shtetërorë
Një zyrtar i Ministrisë së Infrastrukturës, me inicialet A.T., po dyshohet se...
-
Bedri Hamza uron Festën e Krishtlindjes: Shumë lumturi në këto Krishtlindje dhe gjithmonë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në pri...
-
Osmani uron Krishtlindjet: Të kujdesemi për ata që presin ndihmën tonë
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Krishtlindjet. ...
-
Gjysmë orë është pritja për të hyrë në Kosovë te Dheu i Bardhë
Automjeteve që hyjnë në Kosovë përmes pikëkalimit kufitar te Dheu i Bardh...
-
Krasniqi uron Krishtlindjet: Uroj që shtëpitë tuaja të mbushen me gëzim, zemrat me paqe dhe ëndrrat me shpresë e besim
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, uruar krishtlindje...
-
Rrëqeth Vlora Dumoshi me lot në sy tregon se çfarë tha babai i saj para se të ndërronte jetë
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovë, Vlora Dumoshi, ka rrëfyer si asnjë...
-
Falja e të burgosurve nga Presidentja, SHKK dërgon 94 kërkesa
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar se deri më 13 dhjetor janë d...