Lajme

Skandal i madh: Sigurimi i Aeroportit të Shkupit tentoi t’ia marrë telefonin Vjosa Osmanit, pati edhe shtyrje fizike

Autori: Gazeta inFokus 20:58 | 01 August 2024

Një skandal ka ndodhur pasditen e sotme në aeroportin ndërkombëtar të Shkupit, duke rrezikuar trafikun ajror në Republikën e Maqedonisë.

Një gjë e tillë është konfirmuar për Nacionalen nga Presidenca.

Çka thuhet në përgjigjen e Presidencës:
Konfirmojme se sigurimi i Aerporotit të Shkupit, duke mos i respektuar rregullat ndërkombëtare për mardhënie diplomatike kanë tentuar t’ia marrin telefonin personal Presidentes Osmani. Kjo nuk ishte pranuar nga presidentja, derisa pas kësaj kishte pasur edhe tentim së shtyerjes fizike nga ana e sigurimit të Aerportit ndaj presidentes Osmani.

-Advertisement-

Me këtë rast kishte reaguar edhe Policia për ta hapur rrugën. Ne kundërshtim me praktikat ndërkombëtare dhe Konventën e Vjenës për Marrëdhënie Diplomatike, sigurimi i Aeroportit të Shkupit ka tentuar ta marrë telefonin personal të Presidentes.

Presidentja nuk ka lejuar një gjë të tillë, sepse do të ishte shkelje e rëndë. Përkundër shpjegimit të rregullave qe ekipi i Presidentes ia ka bërë të ditur zyrtarit të aeroportit, ai ka tentuar fizikisht ta shtyjë Presidenten me ç’rast është detyruar që të reagojë Policia e Kosovës për ta hapur rrugën”, thuhet në përgjigje.

Duke mos i respektuar rregullat, sipas Presidences së Kosovës, pala maqedonase e kishte marrë çantën personale të dorës së presidentes Osmani. Por, dorëzimi i telefonit personal nuk është pranuar nga ajo. Kjo sjellje e zyrtarit maqedonas të aeroportit është në kundërshtim me çdo praktikë ndërkombëtare, sipas të cilave kur krerët e shtetit udhëtojnë, ata mbrohen me privilegje e imunitete diplomatike.

Në kundërshtim me këto rregulla, pala maqedonase ka marrë çantën personale të dorës së presidentes. Edhe pse kjo ishte kundër rregullave, ekipi i Presidentes e ka lejuar në mënyrë që Presidentja të hyjë në aeroport, konkretisht në sallën VIP, e cila ishte rezervuar me notë verbale të Ambasadës sonë, siç është praktika për udhëtimet e krerëve të shtetit. Mirëpo, për arsye të sigurisë, në asnjë mënyrë nuk është lejuar që të dorëzohet telefoni personal.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Hapet shkolla e mesme profesionale në Qytetin e Ferizajit
-Advertisement-

Të tjera