S’ka sigurime shëndetësore për qytetarët e Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 15:46 | 30 June 2017
Edhe qeverisja në ikje dështon në realizimin e sigurimeve shëndetësore publik për qytetarët e Kosovës. Kur në dhjetorin e vitit të kaluar ishte njoftuar dështimi dhe shtyrja e mbledhjes së premiumeve për sigurimet shëndetësore për 1 korrik të këtij viti, nuk kishin munguar justifikimet boshe dhe premtimet po të atilla për gjoja raportet mujore para kryeministrit për ecurinë e procesit e për fushata informimi për qytetarët dhe bizneset.
Ministria e Shëndetësisë dhe ministri në ikje në asnjë rrethanë nuk ka informuar për qoftë edhe një hap të ndërmarrë sa i përket çështjeve bazë të parapara me ligjin për
Sigurimet Shëndetësore, të miratuar në prill të 2014-tës, siç janë lista e shërbimeve themelore, lista e barnave, arritja e marrëveshjeve me farmacitë, krijim i sistemit elektronik të të dhënave, pajisja prej më së paku 75% të të siguruarve me kartela sigurimi para fillimit të mbledhjes së premiumeve etj.
Justifikimet e prezantuara sot në mbledhjen e rregullt të Qeverisë janë papërgjegjësi totale dhe tallje e hapur me qytetarët e vendit.
Për më tepër, funksionalizimi i Fondit për Sigurimet Shëndetësore dhe Sigurimet Shëndetësore vazhdojnë të jenë të pranishme në programet zgjedhore të të gjitha partive parlamentare dhe politikat pasuese qeverisëse, por asnjëherë i shoqëruar me një debat cilësor e përmbajtjesor, me vullnet për realizimin e detyrimeve e përgjegjësive të marra, e aq më pak në ndëshkim dhe konsekuenca ligjore e politike për dështimet që prekin gjithë shoqërinë.
Të tjera
-
Plani i LDK-së për arsimin, Abdixhiku: Rritje e pagave për mësimdhënësit në javën e parë të qeverisjes, mësim gjithëditor…
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku e ka prezantuar pl...
-
Kurti pret në takim arkitektin kroat të Bibliotekës Kombëtare të Kosovës
Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministrin e Kulturës, Hajrulla Çekun, kanë...
-
Kjo është mosha e dy të rinjve që u arrestuan nga Serbia, Ministria jep detaje
Dy persona në Podujevë gjatë ditës së premte janë arrestuar nga autoritetet s...
-
Inaugurohet busti i heroit kombëtar Hasan Prishtina në Tropojë
Fondacioni “Hasan Prishtina”, në bashkëpunim me Bashkinë Tropojë, kanë inaugu...
-
FSK-ja përfundon ushtrimin fushor në qitje e manovra me municion lụftarak
Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës të Regjimentit të parë të këmbësoris...
-
61-vjeçarja nga Shkupi sjell në jetë fëmijën e saj të parë
Një grua ka sjell në jetë fëmijën e saj të parë në moshën 61-vjeçare. Sipa...
-
“O paramendone Fitore Pacolli nuk flet me daj të vet”- Shokon Dimal Berisha me këtë deklaratë për Fitore Pacollin
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka qenë i ftuar në “Podcast me ...
-
VV-ja shpall zgjedhjet e brendshme për kandidatët për deputetë për zgjedhjet e 9 shkurtit
Partitë politike në Kosovë po përgatiten për zgjedhjet parlamentare të 9 shku...
-
Gazetari i BBC e pyet Vuçiqin për luftë të mundshme Kosovë- Serbi, ja si përgjigjet ai
Në një intervistë në emisionin “HARDtalk” në BBC, presidenti i Serbisë, Aleks...
-
Policia kërkon ndihmë nga qytetarët për kapjen e dy përsonave, dyshohet për dy vepra penale
Policia e Kosovës më saktësisht Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren-Sekt...
-
Më 17 dhjetor takimi i radhës në dialog
Dialogu në mes të Kosovës dhe Serbisë në nivel të kryenegociatorëve pritet të...
-
Njeriu më i vjetër në botë vdes në moshën 112 vjeçare
BBC ka raportuar ka vdekur njeriu më i vjetër në botë. Lajmi u b...