S’ka insulina në spitale, pacientët u drejtohen barnatoreve
Autori: Gazeta inFokus 08:15 | 05 May 2018
Dhjetëra qytetarë të Prishtinës që në orët e hershme të mëngjesit ishin nisur për në qendrat mjekësore familjare në Prishtinë për të marrë insulina. Kishte shumë prej tyre që tashmë dy muaj nuk kishin marrë medikamentin jetik për sëmundjen e diabetit. Edhe pse Ministria e Shëndetësisë kishte shpërndarë insulina, ato edhe kësaj radhe janë të kufizuara dhe nuk përmbushin kërkesat e të gjithë pacientëve që kanë nevojë për to, shkruan sot Gazeta “Zëri”.
T.B., rreth të 50-tave, po priste me librezë në dorë në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë që të merrte një insulinë, të cilën, siç ka treguar ajo, nuk ka mundur ta marrë qe dy muaj. Ajo ka rrëfyer për “Zërin” se vazhdimisht ka mungesa të këtij medikamenti, andaj edhe është e detyruar që vetë ta blejë atë në barnatore me çmim 10 euro. “Kam dëgjuar se kanë sjellë insulina dhe erdha të marr. Qe dy muaj nuk kam marrë. Po ka mungesa të insulinës dhe po më duhet të dal dhe t’i blej vetë në barnatore.
I kam blerë disa herë dhe më kanë kushtuar 10 euro”, ka thënë ajo. Hallin e njëjtë me të po e ndajnë edhe shumë pacientë të tjerë, të cilët me libreza në dorë po prisnin në radhë për të marrë insulina. “Mos pritni shumë, sepse paska prapë mungesa të insulinave”, u shpreh njëra nga pacientet sapo doli nga dera e barnatores së Qendrës së Mjekësisë Kryesore Familjare në Prishtinë
Të tjera
-
Ministri Peci, bën kallëzim penal ndaj zyrtarëve të LDK’së vetëm pse folën për grantet e të afërmve të Fitore Pacollit
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka bërë kallxim penal ndaj kryetarit të ...
-
Bislimi takohet me Szłapka, flasin për progresin e Kosovës në rrugën e saj drejt BE-së
Zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog i Repu...
-
Arrestohet një person në Zveçan, i gjenden ạrmë dhe municion në shtëpi
Policia e Kosovës njofton se sot pas pranimit të një informate mbi dyshim...
-
Hapet konkursi për drejtor në 12 klinika të QKUK-së
ShSKUK shpall konkurs për drejtor në 12 klinika në QKUK. Pozitat e kërkuar...
-
Nuredin Lushtaku, kandidat për deputet nga koalicioni AAK-Nisma
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka njoftuar se koalicionit i është bashkuar l...
-
Osmani udhëton për në Kanada, përfaqëson Kosovën në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka udhëtuar për vizitë pune në Kanada dhe...
-
“Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi mund të lirohen nga paraburgimi pas disa muajve”
Ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Seli...
-
Haziri takim me qytetarët: Gjilani e Anamorava janë kryengritë për ndyshim, LDK, besë dhe shpresë për Kosovën
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Gjilan Lutfi Haziri, ka...
-
Bedri Hamza iu premton rahovecasve lidhje të kësaj komune me Autostradë
Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës, Bedri Hamza,...
-
KFOR-i thotë se situata përgjatë kufirit Kosovë-Serbi është e qetë
Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë (KFOR) nuk e ka demantuar as konfirmua...
-
Përurohet QKMF-ja në Mamushë, Kurti: Do të vazhdojmë të investojmë në infrastrukturën shëndetësore
Sot është bërë përurimi i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare (QKMF) në M...
-
I refuzohet azili gruas nga Taxhikistani që përballet me dëbim nga Kosova
Autoritetet e Kosovës ia kanë refuzuar kërkesën për azil Sitora Atomamado...