“S’ka gjë më normale sesa të mbështesim Kosovën”, Hakan Fidan nuk jep shumë detaje për marrëveshjen e sigurisë mes Turqisë dhe Kosovës
Autori: Gazeta inFokus 11:47 | 06 September 2024
Ministri i Jashtëm turk, Hakan Fidan, nuk tregoi shumë se si do të duket një marrëveshje për siguri mes Republikës së Turqisë dhe Republikës së Kosovës.
Ai në një konferencë të përbashkët për media me homologen e tij kosovare, Donika Gërvalla, tha se Turqia e mbështet Kosovën dhe tha se kjo është “normale”.
“Siç e shpreha, e mbështesim Kosovën dhe e kemi një vetëdije të qëndrueshme lidhur me këtë dhe që nga dita e parë kemi pasë një ndjeshmëri të madhe që të përforcohen institucionet kosovare në mënyrë që të t’iu ofrohen të gjithë qytetarëve shërbimet e duhura. Në këtë kontekst është edhe siguria. Ne si Turqi duhet të jemi të gatshëm të ndihmojmë për të gjitha aspektet e sigurisë. Për ne s’ka gjë më normale sesa ta mbështesim Kosovën, kjo do të vazhdojë edhe në shumë fusha tjera. Këto janë të gjitha që mund të them”.
“Kosovarët nuk janë vetëm miqtë tanë, por janë edhe vëllezërit dhe motrat tona. Lidhjet e palëkundura mes nesh t’i pasurojmë në marrëdhëniet tona dypalëshe në mënyrë më të mirë të mundshme. Qëllimi ynë është që të sjellim një vizion strategjik gjithëpërfshirës në marrëdhëniet tona. Sigurinë, politikën, ekonominë i konsiderojmë tri shtyllat kryesore të bashkëpunimit tonë. Dialogu politik tashmë është në një nivel të shkëlqyer. Duke përfituar nga kjo, duke adresuar çështjet tona të sigurisë me një qasje afatgjate, ne tani kemi dëshirë që dialogun ta vendosim në një kuadër institucional. Nënshkrimi i marrëveshjes së sigurisë mes Turqisë dhe Kosovës do të jetë i pari i këtij bashkëpunimi”.
Kryediplomati turk tha se duan të forcojmë edhe më tutje bashkëpunimin ekonomik mes Kosovës dhe Turqisë dhe përmendi disa shifra të bashkëpunimit të deritanishëm.
“Duam që në të ardhmen vëllimin tregtar ta rrisim në 1 miliard euro. Investimet e kompanive turke e kanë rritur shifrën prej 500 milionë eurove në Kosovë, kompanitë tona kanë krijuar punësim për rreth 10 mijë motra dhe vëllezër tona nga Kosova. Megjithatë, këto shifra ende nuk janë të mjaftueshme. Ne duam të bashkëpunojmë edhe më fuqishëm”./Express/
Të tjera
-
Shtëpia e Bardhë ndërpret grantet dhe huatë – urdhri i radhës i presidentit
Presidenti i SHBA-së Donald Trump ka ndërprerë grantet, huatë dhe asistencat ...
-
Nëna rrạh mjeken pas vdẹkjes së djalit në QSUT
Nëna e 12-vjeçarit i cili humbi jetën më 8 janar në Spitalin Pediatrik në QSU...
-
Pasi jep dorëheqje Millosh Vuçeviq, pranon se anëtarët e PPS sụlmuan studentët
Millosh Vuçeviq dha dorëheqje nga pozita e kryeministrit të Serbisë. Siç ka s...
-
Lajmërohet Sami Lushtaku, mohon kategorisht pretendimin e Haxhiut për sụlmin ndaj eskortës së kryeministrit
Sami Lushtaku ka reaguar pas deklaratave të ministres së drejtësisë, Albulena...
-
Dervishaj përkujton Zeqir Loshin: La pas një trashëgimi të pavdẹkshme të guximit
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Shahin Dervishaj, ka ...
-
Këshilli Prokurorial i jep mbështetje Koordinatores Pula për mbrojtjen e votës më 9 shkurt
Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës Ardian Hajdaraj, sot gjatë ditës...
-
Ndërrohet kontingjenti moldavian i KFOR-it, ushtarët nderohen me medalje për shërbimin
Koloneli Rocco Mundo, komandant i Komandës Rajonale në Perëndim të misionit t...
-
Ambasadori Malaj takon të ngarkuarën me punë në Ambasadën e SHBA, flasin për zhvillimet në Kosovë dhe të ardhmen dialogut me Serbinë
Petrit Malaj, i cili është ambasador i Shqipërisë në Kosovë, ka zhvilluar një...
-
Senati konfirmon Sekretarin e Thesarit, Scott Bessent
Senati amerikan konfirmoi të hënën Scott Bessent-in si sekretar të Thesarit, ...
-
Vlora Dumoshi: Sa isha ministre, mbështetëm sportistë dhe artistë që çuan emrin e Kosovës në skenat më të mëdha
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vlora Dumoshi, përmes një video-m...
-
Dimal Basha i bie pishman që e quajti Sami Lushtakun “bandit”
Pas akuzave nga ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu që nënkryetari i komu...
-
Prokurorja thotë se është vërtetuar fajësia e Andi Pajazitit, mbrojtja kërkon që ai të shpallet i pafajshëm
Në fjalën përfundimtare të martën në Gjykatën Themelore në Prishtinë, prokuro...