S’ka buxhet për zgjedhjet lokale, shpenzohen për qendroret
Autori: Gazeta inFokus 09:51 | 29 May 2017
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare, që do të mbahen më 11 qershor 2017, do të mbulohen nga buxheti i planifikuar për zgjedhjet lokale, të cilat do të mbahen në fund të këtij viti.
Nga buxheti i ndarë prej rreth 5 milionë eurosh për zgjedhjet e parakohshme parlamentare Qeveria e Kosovës ka shfrytëzuar edhe buxhetin e ndarë për zgjedhjet lokale të këtij viti në vlerë prej rreth 2 milionë eurosh.
Sipas dokumentacionit që e posedon gazeta “Zëri” thuhet se shuma prej mbi 1.9 milion eurosh nga mjetet e ndara për zgjedhjet komunale do të kompensohen për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) gjatë procesit buxhetor të vitit 2017. Përderisa mjetet tjera prej rreth 3 milionë eurosh për zgjedhjet e parakohshme janë ndarë nga kategoria – “Shpenzimet e paparashikuara në kuadër të rezervave shtetërore”.
Mazllum Baraliu, ish-shef i KQZ-së, ka deklaruar për “Zërin” se nuk do të jetë problem kompensimi i këtyre mjeteve nga qeveria e re, të planifikuara për zgjedhjet lokale. “Mendoj që nuk do të jetë problem kompensimi i këtyre parave pasi pas zgjedhjeve të 11 qershorit do të themelohet qeveria e re dhe ajo sigurisht mund ta kompensojë sërish atë buxhet për ndarjen e këtyre mjeteve të marra nga zgjedhjet lokale”, ka thënë ai për gazetën “Zëri”.
Por, sipas tij, problematik është fakti se kemi të bëjmë me analiza jo të përpikta për atë se sa para nevojiten për organizimin e procesit elektoral. Ai tha se nevojiten analiza më të mira në mënyrë që të mos ketë shpenzime të panevojshme sepse, siç tha ai, Kosovës nuk i konvenon një gjë e tillë. Sipas tij, institucionet tona bëjnë shpenzime të paarsyeshme.
“Duhet të ketë analiza më të thukëta se sa i kushton Kosovës ky proces elektoral dhe a ka mundësi potenciale për kursim të buxhetit”, ka deklaruar Baraliu.
Ndërsa profesori i ekonomisë, Musa Limani, ka thënë për gazetën “Zëri” se mjeteve të përcaktuara për zgjedhje komunale nuk duhet t’i ndërrohet destinacioni, pasi siç tha ai 2 milionë euro do të jetë prapë e vështirë të gjenden në zgjedhjet lokale.
“Mjetet të cilat janë të dedikuara për zgjedhjet lokale nuk guxon t’i tjetërsohet destinacioni, pasi atëherë mund të dalë problem tek zgjedhjet lokale. Llogaritjet që i kanë bërë se duhen 5 milionë euro për zgjedhjet qendrore, atëherë duhet t’i gjejnë burimet, kështu që krejt barra dhe përgjegjësia do t’i bjerë Ministrisë së Financave. Nuk janë pak rreth 2 milionë euro. Nëse nuk kanë mundur t’i gjejnë tani, ku do t’i gjejnë për zgjedhjet lokale? Është një analizë jo e mirë pasi nuk guxon t’i ndërrohet destinimi mjeteve buxhetore nëse janë përcaktuar për zgjedhje lokale”, ka deklaruar Limani..
Të tjera
-
Lṷfta e fundit në Kosovë: Rreth 22 miliardë euro dëme materiale
Institucioni i Avokatit të Popullit po mban një tryezë diskutimi me rastin e ...
-
“Termokos” përmbyll sezonin e ngrohjes
Ndërmarrja “Termokos”, ka përmbyllur sezonin e ngrohjes për vitin 2023-2024. ...
-
Maqedonci në ministerialin e CEDC-së kërkon përkrahje për anëtarësimin e Kosovës në BE dhe NATO
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka rikonfirmuar edhe një herë orientimi...
-
Ndërpritet konferenca STEMinists’24 nga protestueset, kërkohet përgigje nga ministrja Nagavci për rastin e profesorit Xhevat Krasniqi
Rektori i Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi nuk përfundoi fjalimin e ...
-
Hoti: Banka Botërore e demantoi propagandën e pushtetit se ka zhvillim ekonomik
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se Qeveria...
-
Mbahet seanca e parë e Kuvendit Komunal në objektin e Zubin Potokut
Për herë të parë që pas zgjedhjeve të vitit të kaluar, të premten u mbajt sea...
-
Voton diaspora në Maqedoninë e Veriut, këto janë rezultatet zyrtare
Janë publikuar rezultatet zyrtare të Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve nga r...
-
Aksident mes katër veturash në Veternik, dy të lënduar
Dy persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti mes katër veturav...
-
Zeqiri: Kemi punë përpara në funksionalizimin e objektit të Komunës
Ka përfunduar seanca e parë në Kuvendin Komunal të Zubin Potokut. Në seancë m...
-
Nervozohet Vuçiq: Veprimi i “neveritshëm”, duan t’i heqin sanksionet Kosovës
“Në Bashkimin Evropian tani kanë nisur një mekanizëm për heqjen e sanksioneve...
-
Të shtëna me armé në një lokal në magjistralen Prishtinë – Ferizaj
Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona pasi njëri prejt tyre ka shtënë me ...
-
Mërgimtarët dërguan 112 milionë euro në Kosovë gjatë muajit mars
Mbi 112 milionë euro është vlera e dërgesave të mërgatës që janë sjellë në Re...