Lajme

“S’jemi të interesuar për asnjë pozitë”- Shaip Kamberi takohet me Vuçiqin

Autori: Gazeta inFokus 10:31 | 26 February 2024

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka takuar presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ky i fundit zhvilloi takimin e parë me Kamberin lidhur me çështjen e mandatarit të kryeministrit.

Kamberi përmes një postimi në ‘Facebook’ tha se ka kërkuar nga Vuçiq të ndryshojë qasje ndaj shqitptarëve, shkruan Gazeta Insajderi.

“Presidentit Vuçiq i prezentuam kërkesat legjitime të shqiptarëve të Luginës të bazuara në Planin 7 pikësh, ripërsëritëm qëndrimin tonë të përbashkët se nuk jemi të interesuar për asnjë pozitë në nivel qëndror por që konsiderojmë se avancimi i të drejtave të shqiptarëve është interesi jonë i vetëm dhe ai duhet të fillojë nga institucionet shtetërore të nivelit lokal e rajonal”, ka deklaruar ai.

-Advertisement-

“Rasti i mjekëve të diskriminuar të Preshevës kërkon zgjidhje urgjente, njejtë sikur integrimi i shqiptarëve të kualifikuar në polici”.

“Shkollat në gjuhën shqipe dhe përmirësimi i infrastrukturës në to do duhej të jenë agjendë e qeverisë së re ndërsa riemërimi i shkollës në Bilaç në Ismail Kadare do duhej të siguronte qasje konstruktive të ministrisë”.

“Institucionet shtetërore në nivel lokal duhet të hapin dyert për integrimin e shqiptarëve. Mbyllja e tyre nënkupton përjashtim të popullësisë shumicë në Luginë të Preshevës”, thuhet ndër të tjera në postim.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera