Lajme

Sizmologët: Në Kosovë nuk ekziston mundësia për një tërmet të ngjashëm si në Turqi

Autori: Gazeta inFokus 09:31 | 08 February 2023

Kosova mund të goditet nga tërmete, por jo katastrofike siç është tërmeti i fundit në Turqi, ku kanë humbur jetën mijëra qytetarë.

Sizmologët vlerësojnë se Kosova është më mirë në aspektin sizmik sepse ndodhet më larg pllakave tektonike. Ata shprehin shqetësim për cilësinë e ndërtimeve dhe bëjnë thirrje që objektet e banimit të ndërtohen sipas standardeve.

Pas tërmetit të fuqishëm i cili ndodhi dy ditë me parë në Turqi dhe Siri, Kosova po vlerësohet se mund të goditet nga tërmetet, por jo të kësaj fuqie

-Advertisement-

Sizmologu Shemsi Mustafa në një përgjigje për Radio Kosovën tha se në Kosovë nuk ekziston mundësia që të bie një tërmet i ngjashëm si në Turqi e Siri, i cili la të vdekur mijëra persona e mijëra të tjerë të lënduar sepse vendi ynë ndodhet më larg pllakave tektonike.

Mustafa, tha se që objektet e banimit duhet të ndërtohen sipas standardeve dhe të bëhet një vlerësim se sa janë të rrezikuara ato zona nga goditjet e tërmeteve, pasi deri më tani kjo nuk ka ndodhur në një numër të madh të ndërtimeve.

Mustafa, tha se harta e rrezikut sizmik e përcakton se Kosova mund të goditet çdo pesë vite nga tërmetet, me magnitudë prej 5.0 dhe se tërmeti më i fortë në Kosovë ka qenë në vitin 1921, në zonën Viti-Ferizaj- Gjilan, 6.1 shkallë. Sipas tij, janë tri zona me të rrezikuara: zona veriore e Kosovës që e përfshinë nga Mitrovica deri në kufi, zona veri-perëndimore deri në zonën jug-perëndimore që përfshin nga Istogu deri në Prizren, dhe zona jug-lindore që është zona Ferizaj-Viti-Gjilan.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera