Lajme

Sivjet votuan 2 për qind më pak se në zgjedhjet e vitit 2014

Autori: Gazeta inFokus 11:52 | 11 June 2017

Krahasuar me vitet e kaluara të zgjedhjeve parlamentare, ato të vitit 2010 dhe 2014, krahasuar me zgjedhjet e sotme, numri i votuesve deri në orën 11:00 është dukshëm më i vogël.

Në vitin 2010, deri në orën 11:00, përqindja e qytetarëve që dolën në ato zgjedhje ishte 11.11 për qind, derisa në vitin 2014, përqindja e qytetarëve që dolën në zgjedhjet parlamentarë të këtij viti ishte 9.49 për qind..

Përmes faqes zyrtare të Komisionit Qendror Zgjedhor, përqindja e qytetarëve që dolën në votime deri në orën 11:00 është 8.45 për qind.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Fillon aplikimi për Global Engineer Girls Kosova

Të tjera