Sivjet priten më shumë se 25 tonë të kultivimit të shpargut

Autori: Gazeta inFokus
12:43 | 27 April 2017
Shpargu (asparagusi) është një produkt bujqësor, i cili kohëve të fundit po kultivohet edhe në Kosovë. Ky produkt që përdoret shumë në kuzhinë, vlerësohet edhe mjaft i shëndetshëm.
Kultivimi i shpargut në Kosovë ka nisur falë një partneriteti mes Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural (MBPZhR) dhe USAID-it në Kosovë. Të dyja këto institucione në bashkëpunim edhe me Ambasadën amerikane në Prishtinë, kanë promovuar këtë produkt në sheshin “Nëna Terezë” në Prishtinë, raporton Ekonomia Online.
Në këtë ceremoni kanë marrë pjesë ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Memli Krasniqi, ambasadori amerikan në Prishtinë, Greg Delawie .
Me këtë rast ministri i Bujqësisë, Memli Krasniqi, falënderoi USAID-in dhe Ambasadorin Delawie, dhe theksoi se shpargu është një nga kulturat që sjell përfitime të mëdha.
“Shohim se shumë prej kultivuesve arrijnë të marrin 4 000 kg rendiment për një hektar dhe shumë prej kultivuesve arrijnë që të shesin në një mesatare të kilogramit në sezon prej rreth 3 euro, që me të vërtetë janë përfitime jashtëzakonisht të mira, sidomos kur krahasohen me disa kultura tjera tradicionale me të cilat merren fermerët tanë”, u shpreh Krasniqi.
Ndërsa, Ambasadori ShBA-së në Kosovë, Greg Delawie, theksoi se shpargu është mbjell disa vite më parë në Kosovë, dhe gjatë sezonit të parë kultivuesit vendorë kanë shitur më shumë se 2 tonë.
“Që nga atëherë rritja ka qenë me të vërtetë e stërmadhe, kurse këtë vit presim që të kemi një shitje më shumë se 25 tonë të shpargut vetëm në tregun vendor dhe fitimi i kultivuesve do të jetë rreth 80 mijë euro”, tha ai.
“Hapi i ardhshëm i rëndësishëm është që të bëhemi gati për eksport në tregun evropian, fakti që kultivuesit kosovar mund ta vjelin këtë të mbjellë dy javë më herët se sa kultivuesit në Evropën veriore, ju jep një përparësi të madhe në tregun ndërkombëtar”, tha ai.
Të tjera
-
Murati: Komunat s’e kundërshtuan, por e mirëpritën rritjen e tatimit në pronë pasi ua rrit buxhetin
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se komunat nuk e kanë paraqitu...
-
Abdixhiku: Shëndetësia në pikën e thyerjes, Qeverisë i teprojnë paratë e në spitale s’ka as penj
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, mëngjesin e sotëm...
-
Murati për rritjen e tatimit në pronë: Rezultat i ligjit të miratuar nga Qeveria Haradinaj në vitin 2018
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka thënë se deri tek situata që përnjëh...
-
Rritja e tatimit në pronë, Murati: Përparim Rama ishte i kënaqur me vlerësimin e pronave
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka folur për rivlerësimin e pronave, që...
-
Arrestohet agjenti gjerman: Punonte për Moskën, zbulohet dhe bashkëpunëtori!
Në Gjermani, është ngjarje dite: në kulmin e luftës ruse kundër Ukrainës, një...
-
Murati: Faturat e tatimit në pronë i rriti tatimi 100% i tokave
Ministri i Financave, Hekuran Murati, ka shpjeguar të premten në një konferen...
-
LDK vendos njoftime mortore: “Kanë vdekur të gjitha kauzat e Kurtit e VV-së”
Forumi Rinor i Lidhjes Demokratike të Kosovës ka organizuar sot një aksion pë...
-
“Pse po e mbroni kaq shumë”, Krasniqi përmes videos i bën Kurtit disa pyetje për Martin Berishajn
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i është drejtuar kr...
-
Hekuran Murati fajëson Avdullah Hotin për rritjen e tatimit në pronë
Ministri i Financave, Hekuran Murati në një konferencë për media është duke f...
-
Deputetja britanike: Ky nen i propozimit franko-gjerman më shqetëson
Deputetja britanike e cila drejton edhe Komitetin për Punë të Jashtme, Alicia...
-
PAMJE – Aksident i rëndë trafiku në Kijevë
Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur në fshatin Kijevë të Malishevës, para...
-
Murati mban konferencë për media, sqaron rritjen e tatimit në pronë
Ditëve të fundit ka pasur shumë reagime nga qytetarët rreth ngritjes së çmimi...