Sport

Situatë e shëmtuar te Chelsea, lojtarët përplasen me njëri-tjetrin për një penallti

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 16 Prill 2024

Chelsea fitoi 6-0 përballë Everton, në një mbrëmje ku londinezët dominuan gjithçka, por që gjithashtu solli një episod të pakëndshëm.

Në pjesën e dytë, kur sfida ishte 4-0, Chelsea fitoi një penallti dhe Madueke, Jackson e Palmer “diskutuan” fortë me njëri-tjetrin se kush do ta merrte përsipër ekzekutimin.

Në fund Palmer shënoi, teksa kjo gjë nuk i ka pëlqyer aspak Pochettino-s.

-Advertisement-

“U thashë lojtarëve që nuk mund të sillemi në këtë mënyrë. Kjo është hera e fundit që do ta pranoj këtë lloj sjelljeje. Ata janë të gjithë të përfshirë në këtë situatë, të gjithë. Herën tjetër do të dalin të gjithë dhe po flas seriozisht”-tha argjentinasi.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy