Lajme

Situatë e pamenaxhueshme në Shëngjin, flẩkët kaplojnë edhe qadrat e shtretërit në plazhë

Autori: Gazeta inFokus 15:50 | 30 July 2024

Situata e zjarreve në Shëngjin është bërë e pamenaxhueshme. Përhapja e flakëve, favorizuar edhe nga era, kanë rrezikuar bizneset në zonë.

Një pjesë e plazheve, janë boshatisur nga pushuesit, pasi flakët kanë dalë jashtë kontrollit. Aktualisht, në zonë nuk ka ndërhyrje nga ajri.

“Të gjithë zjarrfikësit, në pak minuta janë përballur me vatra të reja zjarri. Era ka favorizuar flakët, nga një zonë në tjetrën. Është situatë shumë e vështirë, shumë e rrezikshme. Nga asgjëja, në pjesën e poshtme të zonës, u shfaq një vatër e re zjarri. Në vazhdimësi, ka shpërthime në zonën e sipërme. Janë shpërthime të vazhdueshme, dyshohet se janë municione të mbetura, bëhet fjalë për një zonë që ka qenë zonë ushtarake. Në momentin që flasim, nuk ka ndërhyrje nga ajri. Sigurisht që në këto kushte, një mjet do të ishte i nevojshëm, por nuk është i mjaftueshëm. Do të jemi në vështirësi, të një situate që po bëhet gjithmonë e më keq. Kjo zonë ka qenë kritike që prej natës së mbrëmshme. Flakët janë përqëndruar deri në afërsi të Ranës së Hedhun”, raportoi ndër të tjera gazetari i ABC News, Gjergj Figuri./abcnews.al

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera